LAJMI I FUNDIT:

Një e treta e përdoruesve luajnë lojëra në telefonin e tyre mobil

Një e treta e përdoruesve luajnë lojëra në telefonin e tyre mobil

Një studim i ri i bërë nga kompania e lojërave PopCap ka nxjerr disa rezultate të cilat paraqesin një përindje të madhe të njerëzve në SHBA dhe Mbretërinë e Bashkuar, të cilët luajnë lojëra në telefonat e tyre mobil.

Besohet se kjo rritje e numrit të madh të njerëzve të cilët luajnë lojëra, vjen kryesisht nga rritja e numrit të madh të telefonave të mençur mobil të cilët i kanë pushtuar përdoruesit e telefonave në këto tregje.

Në anën tjetër, një studim i ngjashëm me këtë i bërë nga kompania e hulumtimeve Nielsen, tregon se 31 për qind e përdoruesve mobil në SHBA tani posedojnë telefon të mençur mobil, ndërsa studimi tjetër i Pew Research thotë se gjysma e përdoruesve mobil të këtij vendi shkarkojnë dhe përdorin aplikacione nga telefoni i tyre mobil.

Në studimin e PopCap gjithashtu thuhet se 52 për qind nga 2,425 repondentë janë deklaruar se kanë luajtur një lojë në një telefon mobil në të kaluarën. Ndërsa, përqindja e përdoruesve mobil në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë edhe më e madhe, pasi që 73 për qind e tyre kanë deklaruar se ata përdorin pajisjen e tyre mobile edhe për të luajtur lojëra.


Një e treta nga të gjithë respondentët kanë luajtur një lojë në telefonin e tyre mobil, gjatë muajit të kaluar, ndërsa një e katërta e këtyre respondentëve thonë se ata kanë luajtur një lojë gjatë javës së kaluar. / Telegrafi /

Në trend Teknologji

Më shumë
Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Microsoft dhe Meta mbrojnë shpenzimet e mëdha në AI - pasi DeepSeek “mahniti” botën e teknologjisë

Teknologji
Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Gjenerata e smartphone-ve Z - Karakteristikat më të papara që kanë në themel Inteligjencën Artificiale

Teknologji
OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

OpenAI: DeepSeek na vodhi, ne kemi prova

Teknologji
Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Meta pranon të paguajë 25 milionë dollarë për të zgjidhur padinë me Donald Trump për pezullimin e llogarisë

Teknologji
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?

Teknologji
DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

DeepSeek bllokohet në dyqanet e aplikacioneve Apple dhe Google në Itali

Teknologji
Kalo në kategori