LAJMI I FUNDIT:

Një dimër me ngjyra

Një dimër me ngjyra

Ke admiruar këtë verë pamjen ‘color block’? Shkëlqyeshëm, sepse vjeshta do të vazhdojë të sjellë ngjyra në dollapët tanë.

Portokalli, okër, ciklaminë, jeshile, vjollcë: ngjyrat do vazhdojnë të shoqërojnë stinën e ftohtë me tone të ndezura dhe të gjalla.

Siç e mësuam këtë verë, stili ‘color block’ konsiston në kombinimin e veshjeve me ngjyra të forta. Për të mbetur në trend dhe për të shmangur efektin ‘too much’, rregulli është që mos t’i kalosh kurrë tri ngjyra. Duke u nisur nga kjo, gjithçka tjetër është e mundur: ngjyrat shfaqen në aksesorë, veshje, geta, këpucë, flokë. /Telegrafi/