Me ftesë të Komisionit Evropian dhe Zyrës së Regjionit Veneto në Bruksel përmes Zyrës së Komisionit Evropian në Prishtinë, nga data 21 deri më 26 mars në Bruksel po qëndrojnë për një vizitë studimore një delegacion shëndetësor nga Kosova në përbërje: Merita Berisha nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Arianit Jakupi nga Ministria e Shëndetësisë, Frederik Çuperjani nga Shoqata e Onkologëve të Kosovës si dhe Haxhi Avdyli nga Qendra për Hulumtime Shëndetësore.
Qëllimi i kësaj vizite ishte familjarizimi i pjesëmarrësve me politikat dhe programet e BE-së në shëndetësi, procesin e politikë-bërjes shëndetësore, qasja më e lehtë dhe e drejtpërdrejtë në fondet e BE-së, rritjen dhe mundësinë për qasjen e pacientëve me barna gjenerike, shkëmbimi i informatave të ndërsjella dhe krijimi e lidhjeve të reja të bashkëpunimit .
Gjate këtyre ditëve ata zhvilluan takime me autoritetet e Departamentit për Shëndetësi dhe konsumatorë DG-SANCO, Këshillin Evropian për çështje ekonomike dhe sociale –EESC, Departamentin për regjione si dhe në Zyrën e Regjionit të Venetos në Bruksel, e cila ishte organizatori i kësaj vizite. Po ashtu është realizuar edhe një vizitë në Parlamentin Evropian ku delegacioni kosovar është njoftuar me punën e këtij institucioni si dhe është vizituar Zyra e veçantë e Komisionit Evropian (EU Enlargement Health) për Kosovën.
Pjesëmarrësit nga Kosova kanë marrë pjesë në Bruksel në debatet që kishin të bënin me mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të pacientëve, programet e BE-së për Ballkanin Perëndimor, për qëndrueshmërinë e tregut evropian të barnave, etj. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Në Spanjë e quajnë performancë mediokër referimin e Soto Grados - "ai shpiku një penallti"
Egli po e përmend vazhdimisht në BBVA, reagon Olsi Bylyku për herë të parë: Jam me gruan në shtëpi
KQZ tregon kur do të dihen rezultatet nga votat e diasporës
"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun
Liqeni nëntokësor në Leskovik, Tare tregon çfarë bënë çekët për zbulimin e tij
Deco refuzoi rikthimin e ish-lojtarit të Barcelonës në formë huazimi