Vetëm guximi nuk e bënë intelektualin, po mendoja! Se ne kemi plot njerëz të guximshëm dhe pak intelektualë! Në fund të fundit, a nuk e tregon gjendja e jonë? Por, sot, nuk e kam fjalën për çfarëdolloj intelektuali, por për të atillë me pretendime për të qenë baballarë të kombit!
Të më falë lexuesi për konotimet eventuale të metaforës “Baba i kombit” dhe ju lus që këtë të mos e merrni në kuptimin seksual të fjalës! Thjeshtë, metaforik!
Siç edhe e dini, sintagma “Baba i kombit’ nuk është prodhim vendor! Kjo është parë edhe te popujt e tjerë në ideologjinë dhe sidomos në agitpropin e themeluesve të kombit!
Pra, jo vetëm guximi! “Atë që bëri Skënderbeu me shpatë, bëre ti me pendë o i madhi De Radë”, e ka pasë thënë dikush më herët! Por, tash askush nuk shkruan më me pend! Penda më nuk e bënë intelektualin! As shpata luftëtarin! Nuk janë më simbole! Tash intelektual mund të bëhesh edhe përmes statuseve dhe postimeve në Facebook! Të citojnë mediat! Shqetësohesh për kombin! Ke 100.000 klikime, ose “like” dhe je intelektual!
Nejse, kjo i bie më pak se kur Kim Kardashian e tregon prapanicën! Edhe pse buxheti i saj është i përafërt me atë të qeverisë më të suksesshme në planet, pra qeverisë tonë!
Por, ne jemi komb i vogël. Kaq e kemi kaçikun, thotë baca! Pastaj, ku kombet e ku… Kardashianët!
Por, të dashur miq, kur jemi te tema, unë më parë do të preferoja një nënë për kombin! Do të preferoja Nënën Tereze, më tepër se ndonjë akademik të emëruar nga politika. Por, preferencat janë të ndryshme! Fundja, babë apo nënë e kombit, kjo krejt është irelevante. Prindi është prind! Edhe kombet kanë prind, do të pajtoheni!
Kështu, ne nga rrjetet sociale e kuptuam se ata më në fund janë takuar! Ishte mesazh, apo thjesht takim! Ndoshta, pikërisht për babanë e kombit do të kenë diskutuar?! Babë apo nënë për kombin?!
Po të isha ithtarë i teorive konspirative do të thosha se krejt kjo është bërë me një strategji të qartë që shqiptarët të mos kenë një nënë të kombit, po një baba! Por, ju mos u hutoni! Gati gjithkund fryma kombëtare ngjizet pak a shumë nëpër avujt e besimit!
Imami i cili u takua me akademikun, pretendent për t’u njohur si “Baba i kombit”, u bë i famshëm për deklaratën e tij se “Nënë Tereza do të ketë shkuar në Ferr, për vet faktin se nuk ka qenë myslimane”! Sepse, Ferri është veç për ata që nuk janë mysliman, na mëson ai! Pra, u pa puna! S’ka nënë të kombit! Veç baba!
Por, nëse shkojmë me analogji, edhe me fe, është e qartësuar kjo punë! Se, në lutjen e fundit, “tallkini” thirret në emrin e nënës. Jo të babës! Ndiqet linja e sigurt! Kështu, nëse kombet vdesin ndonjëherë, “tallkini” u thirret në emër të nënës! Se ideologjitë globale, vrasin kombet!
Natyrisht, kombi ynë është i pavdekshëm! Po të vdiste ndonjëherë, gjithsesi sipas rregullave do t’i thirrej emri: “Ja, shqiptarë të bijtë e Teutës”! Pra, jo të Skënderbeut, as të Ismajl Qemalit, apo të Qosjes! As të Demaçit! Hashimit apo Shefqetit! Saliut apo të Edvinit! Veç të Teutës!
Kështu, ne si civilizim, duke i përplasur rremat e barkës tonë nacionale nëpër brigjet e civilizimeve të mëdha, ku asnjëra nuk na hedh as nuk po na pranon tërësisht, duhet me dhënë prova përkatësie. E, për këtë shërbejnë prindërit, qoftë ata natyralë apo ideologjikë!
Pra, nëna, biologjike apo ideologjike, është më e sigurt, 100 për qind e sigurt! Kjo mu kujtua këto ditë kur po lexoja në shtyp për angazhimet identitare të “Babës së kombit”! Ka që e quajnë me sforcim baba, e ka që e quajnë me ironi edhe nënë, duke iu referuar operacionit të koduar “Mjekra e rruar” që konoton kalimin ilegal të kufirit “Maqedoni-Kosovë në vitin 1999! Sidoqoftë, përflitet si prind i kombit! Por, ato mund të jenë veç thashetheme!
Sidoqoftë emri i tij jo aq i madh për letrat tona, përpos atyre të polemikës, bëhet gati mitik kur përflitet çështja e zanafillës. Pra, në fillim ishte ai, pastaj… erdhën të tjerët, të prirë nga Ismajl Qemali. Se… dihet përshkrimi i detyrave të babës, “by default”!
Sikur po takoheshin dy burrështetas dhe po lidhnin aleancë strategjike! Foto historike! Akademiku dhe imami! Edhe buzëqeshja e rastit! E çka ka të keqe nga takimet, do të thoni ju? S’ka, asgjë!!
Gumëzhitja e komenteve në Facebook tregon për ndjeshmërinë e kombit tonë të hutuar në udhëkryqet e civilizimeve. Një ditë mësojmë se edhe një tjetër i ri i këtij vendi ra dëshmor diku në shkretëtirat e Azisë apo Afrikës, për të mbrojtur fenë dhe Zotin, nga të pafetë, e në anën tjetër dëgjojmë për shqiptarë të tjerë që ranë në luftë kundër këtyre të parëve dhe po ashtu quhen dëshmorë të kauzës perëndimore. Sepse, sipas disa ideologëve, Zoti ka nevojë të mbrohet nga njerëzit, me kallashnikov!
Pra, në Facebook, që është nëna e rrjeteve sociale, globale, po pritet me padurim a do të bëhemi me babë apo me nënë të kombit?! Unë jam për nënë! Siç do të thoshte “Kupa” në Parlament: votoni, tani!
Kështu, klerikët e kanë zbuluar YouTuben dhe Facebookun! Më afër Zotit! Secili ideolog lokal nuk i jep pesë pare për organizatat formale fetare! Për ato organizata të cilat vizitohen nga politika me rastin e festave fetare! Një smartphone, disa dëgjues dhe… ja xhamia! Pluralizmi e ka përfshirë edhe besimin!
Por, të kthehemi te tema! Pse jo edhe “Nëna e kombit”?! Në fund të fundit, nënat e përkundën këtë komb! Ato e rritën me ninulla. Kështu, përkund e përkund e u rrit edhe kombi ynë i lavdishëm!
Po të mos përkundej kaq shumë dhe të rritej përtej përmasave të një shteti, nuk do të kishim këtë kënaqësi të qeverisemi me disa qeveri! Nuk na përthekon ne veç një qeveri, jo!
Kështu, ec e ec e kombi mbërriti deri në udhëkryq!. Kah me shku?
Të shohim sesi po del… votimi ! “Like” e ke, njeri!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Gjesti kritikohet për mungesë empatie pas largimit të Eglit nga BBVA, pyet se ku janë cigaret e saj pasi ajo la shtëpinë

"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Trump pësoi një goditje tjetër ligjore

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Prodhuesi i Jack Daniel's thotë se heqja e alkoolit nga raftet në Kanada 'më e keqe se tarifat'

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi