LAJMI I FUNDIT:

Një 44 vjeçare vetëvritet dhe një 18 vjeçare vritet nga bashkëshorti

Një 44 vjeçare vetëvritet dhe një 18 vjeçare vritet nga bashkëshorti

Një 44 vjeçare i dha fund jetës me armë zjarri paraditen e së premtes në fshatin Konikbal të Urës Vjagurore, në Berat dhe një grua e re 18 vjeçare u vra mbrëmjen e së enjtes nga bashkëshorti i saj 23 vjeçar, në Shkodër.

Vito Banushi u vetëvra në banesën e saj dhe u gjet nga familjarët të cilët dëgjuan krismat e armës.

Policia nisi hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe mësohet se 44 vjeçarja kishte probleme me bashkëshortin e saj dhe ishte në prag divorci, gjë që mund ta ketë çuar atë në vetëvrasje.

Bedrie Hoxha u vra me armë zjarri nga bashkëshorti i saj Eder Haxhia. Cifti i të rinjve kishin vetëm pak kohë që ishin martuar.


23 vjeçari qëlloi me armë bashkëshorten e tij pas një grindje në banesën e tyre.

23 vjeçari ka qënë më parë i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe është larguar menjëherë nga vendnjgjarja pasi vrau bashkëshorten por nuk mundi t’I shpëtojë arrestimit nga forcat e policisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Barnatoret nuk zbatojnë vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për çmimet e barnave

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Fule: Është zhdukur plotësisht i ashtuquajturi motor i zgjerimit në BE

Lajme
Kalo në kategori