LAJMI I FUNDIT:

Nishani i shqetësuar për buxhetin e ushtrisë

Nishani i shqetësuar për buxhetin e ushtrisë

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, i është drejtuar me një letër Kuvendit duke shprehur “shqetësimin për buxhetin e planifikuar për ushtrinë për 2017”.

“Vlerësoj se edhe këtë vit buxheti i planifikuar nuk reflekton shqetësimet serioze të ngritura në mënyrë konstante nga aleatët tanë strategjikë dhe vendet partnere të Aleancës më të fuqishme politiko-ushtarake ku kemi nderin të bëjmë pjesë”, thuhet në letrën e Presidentit Nishani drejtuar kreut dhe deputetëve të Kuvendit.

Presidenti thotë se nuk është konsultuar nga Ministria e Mbrojtjes për këtë projektbuxhet, por në bazë të informacionit të marrë nga faqja zyrtare e Kuvendit, vlerëson se jo vetëm që nuk përmbushet detyrimi prej 2 përqind e PPB-së, por buxheti është ulur me 2.8 herë më shumë, sipas tij.


“Vë në vëmendjen tuaj se në dokumentin e Rishikimit Strategjik të Mbrojtjes, buxheti i mbrojtjes pas vitit 2015 është parashikuar jo më i vogël se 1.5 përqind e PBB-së, kur në fakt rezulton se projekt – buxheti i planifikuar për vitin 2017 është parashikuar sa gjysma e këtij objektivi. Nënvizoj me shqetësim konstatimin se draft-buxheti i mbrojtjes për vitin 2017 është shumë më i ulët (afërsisht 2.8 herë) se niveli 2 i PBB-së, synimi kombëtar i konfirmuar në NATO dhe angazhimi i nënshkruar nga 28 kryetarët e shteteve të NATO-s në Samitin e Varshavës, Poloni”, thotë Nishani.

Në fund, Kreu i Shtetit shpreson që ligjvënësit të adresojnë shqetësimet e shprehura prej tij./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori