LAJMI I FUNDIT:

Nishani: Hashashi fenomen me përmasa kombëtare

Nishani: Hashashi fenomen me përmasa kombëtare

Presidenti Bujar Nishani do të mbledhë Këshillin e Sigurisë Kombëtare, pasi sipas tij, situata e kanabisit në vend është mjaft shqetësuese, jo vetëm për autoritetet shqiptare, por edhe për ato partnere.

“Është një fenonomen serioz, është një fenomen që ka marrë përmasa padyshim kombëtare dhe pikërisht për shkak të marrjes së këtyre përmasave dhe shqetësimit që tashmë është jo vetëm nga agjencitë ligjzbatuese dhe inteligjencës së vendit, por edhe ato partnere, unë kam vendosur që së shpejti të thërras Këshillin e Sigurisë Kombëtare për të diskutuar në lidhje me problematikat dhe mënyrën sesi ne duhet ta përballojmë këtë sfidë serioze në vendin tonë”, deklaroi Presidenti Nishani.

Deklarata e kreut të shtetit për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e bërë nga qyteti i Shkodrës, vjen në një moment kur palët edhe brenda mazhorancës, duket se janë të ndara lidhur me strategjinë që duhet ndjekur për të luftuar kanabisin.


Ylli Manjani, ministri i Drejtësisë nga radhët e LSI-së kërkoi ndërhyrjen e ushtrisë, kërkesë kjo që nuk u prit mirë nga ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
Kalo në kategori