LAJMI I FUNDIT:
Mitrovica 12° cloudy

Nis vendosja e ndriçimit publik në rrugën që lidh shkollën, QMF-në dhe xhaminë në Koshtovë

Nis vendosja e ndriçimit publik në rrugën që lidh shkollën, QMF-në dhe xhaminë në Koshtovë
Pamje nga vendosja e ndriçimit publik në fshatin Koshtovë

Sot ka filluar vendosja e ndriçimit publik në rrugën që lidh shkollën, Qendrën Mjekësore Familjare (QMF) dhe xhaminë në fshatin Koshtovë të Mitrovicës.

Drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se janë të lumtur që ka filluar vendosja e ndriçimit publik në këtë zonë, duke bërë të ditur se kjo rrugë është afro 300 metra e gjatë, shkruan Telegrafi.

“Është shumë e nevojshme, për fëmijët kryesisht sepse gjatë periudhës së dimrit kur të përfundojnë mësimin, është errët dhe ka pasur vështirësi në shfrytëzimin e kësaj rruge”, ka thënë Feka.


Feka ka shtuar se kjo rrugë ka mbetur pa ndriçim publik deri më tani, si pasojë “e angazhimeve dhe punëve tjera”.

Pamje nga vendosja e ndriçimit publik në fshatin Koshtovë

“Fatmirësisht tash i ka ardhur koha dhe është në proces të trajtimit”, ka treguar ai.

Drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës është shprehur optimist se deri në mesin e javës së ardhshme do të funksionalizohet ndriçimi publik në këtë pjesë, transmeton Telegrafi.

Feka ka theksuar se ky projekt është bashkëfinancim mes Agjensionit për Zhvillim Rajonal në Mitrovicë dhe Komunës së Mitrovicës, gjersa ka potencuar se vlera totale e këtij investimi nuk e kalon shumën pesë mijë euro.

“Nuk ka pasur kosto shumë të lartë, por që efekti dhe nevoja për të ka qenë emidiate për investim”, ka vijuar ai.

Drejtori për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Mitrovicës, Elvis Feka ka potencuar se investimi në këtë rrugë është i duhur sepse gjenden tre objektet më të frekuentuara të zonës. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Serbia
Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Egla Ceno zbulon finalistët e saj të preferuar në BBVA: Kam edhe fituesin, ai është mashkull

Magazina
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Serbia
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Kalo në kategori