Bahri Nuredini, drejtor i Agjencisë për Shërbime të Navigacionit Ajror, shumë shpejtë do të përballet me një proces gjyqësor.
Agjencia Kundër Korrupsion ka konkluduar se Nuredini ka bërë shkelje ligjore kur i ka dhënë tender publik biznesmenit Avni Jashari. Nuredini dhe Jashari janë bashkë aksionar në biznesin multi milionësh të ndërtimeve të larta, “Premium Group Kosova”.
Shkeljet ligjore të Nuredinit, janë klasifikuar nga Agjencia Kundër Korrupsion si kundërvajtje.
Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit, sipas vendimit të AKK-së të marrë më 20 nëntor të këtij viti, për shkeljen ligjore të kryer nga Nuredini parasheh dënim me gjobë që varion nga 1 mijë deri në 2 mijë e 500 euro.
Vendimi i Agjencisë tregon edhe historikun e tenderit, i cili është përshkuar me shkelje ligjore nga drejtori i ASHNA-së, Bahri Nuredini. Po ashtu, përveç shkeljes së këtij ligji ky tender kishte pasur edhe parregullsi tjera. Tenderi për ndarjen fizike të sallës nuk ishte përfshirë fare në planin vjetor dhe as nuk ishte njoftuar Agjencia Qendrore e Prokurimit për këtë aktivitet. Kjo vërejtje ASHNA-së, i ishte bërë nga Zyra e Auditorit të Përgjithshëm, pati raportuar Kohavisioni në mars të këtij viti.
Lidhjet biznesore të Nuredinit me fituesin e tenderit
Vitin e kaluar, Agjencia për Shërbime të Navigacionit Ajror kishte shpallur fituesin e tenderit të emërtuar “ Ndarje fizike në dhomën operative të sallës ACC APP”.
Fitues ishte shpallur kompania “100 % Design” Sh.P.K, në pronësi të biznesmenit Avni Lushtaku nga Skenderaji.
Lushtaku e Bahri Nuredini janë bashkë aksionar në biznesin multi milionësh të ndërtimit të lartë, kompaninë “Premium Group”.
Aksionar në këtë kompani është edhe Bekim Jashari, kryetari i Skenderajt. Nuredini ka edhe lidhje familjare me Jasharin. Është nip i tij.
ASHNA-ja që drejtohet nga Nuredini, ka funksionuar më herët si ndërmarrje publike. Ishte quajtur “Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës-Kulla”. Pozitën e drejtorit e kishte mbajtur Nuredini. Ishte emëruar në këtë pozitë gjatë kohës që Bekim Jashari mbante pozitën e kryesuesit të bordit në këtë ndërmarrje.
Shkeljet ligjore të Bahri Nuredinit
Megjithatë, procedurat e këtij tenderi janë zhvilluar pasi kjo ndërmarrje publike është transformuar në agjenci shtetërore.
Agjencia Kundër Korrupsion ka konkluduar se drejtori i ASHNA-së ka kryer një numër të madh shkeljesh ligjore, përgjatë zhvillimit të procedurave tenderuese.
Sipas AKK-së, Bahri Nuredini është dashur që të deklarojë gjendjen e konfliktit e interesit, para se institucioni që drejton ta shpallë fitues kompaninë e ortakut të tij.
Nuredini e ka bërë të kundërtën e asaj çka kërkohet me ligj.
“Pas shqyrtimit të dosjes së tenderit është konstatuar se zyrtari i lartë z. Nuredini gjatë ushtrimit të funksionit publik në cilësinë e drejtorit të ASHNA ka aprovuar propozimin e menaxherit të prokurimit për formimin e komisionit lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ndarje fizike në dhomën operative të sallës ACC /APP”’, thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit obligon zyrtarët e lartë që të bëjnë deklarimin paraprak , rast për rast, të situatave të konfliktit të interesit.
Vendimi i AKK-së tregon se kontrata është nënshkruar mes menaxherit të prokurimit të ASHNA-së dhe personit të autorizuar të “Premium Group Kosova”, i cili është biznes i përbashkët i Nuredinit, drejtorit institucionit dhe Avni Lushtakut, fituesit të tenderit.
“Bahri Nuredini nuk ka ndërmarrë veprime me qëllim të parandalimit dhe zgjidhjes së konfliktit të interesit”, thuhet në vendimin e Agjencisë Kundër Korrupsion.
Po ashtu, AKK-ja në vendim thekson se “gjatë ushtrimit të funksionit publik zyrtari të lartë i ndalohen këto veprime: të shfrytëzojë informatatat e besueshme që i ka në dispozicion apo të marra në mirëbesim në ushtrimin e funksionit për përfitime personale apo për përfitime të personave të afërt apo të besueshëm”.
Sipas Agjencisë Kundër Korrupsion, zyrtari i lartë në këtë rast Bahri Nuredini, nuk mund të ndërmarrë “veprime të cilat në ndonjë mënyrë do ti përshtaten interesit personal të tij apo interesit të personave të afërt apo të besueshëm”./Insajderi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Mushkolaj: Kurti nuk do ta fitojë betejën me shtetin

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Dyshime për manipulime në votimin e diasporës: Vetëvendosje kërkon hetim të plotë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës