LAJMI I FUNDIT:

Nikon D5100 edhe zyrtarisht

Nikon D5100 edhe zyrtarisht

Pas disa ‘rrjedhjeve’ të informatave, Nikon ka paraqitur edhe zyrtarisht fotoaparatin SLR D5100 me sensor prej 16.2 megapikselash.

Nikon paraqitur fotoaparatin D5100. Risi në këtë pajisje është ekrani i cili pamjen e shfaq në 921.000 pika, e kontrasti i deklaruar është 1.000:1. Po ashtu, LCD mund të kthehet në 180 shkallë.

Ndjeshmëria e tij sillet prej ISO 100 deri në 25.600, e me rastin e incizimit të video materialeve ndjeshmëria rritet edhe deri në ISO 102.000. Sistemi i autofokusit është zbatuar në 11 pika, e rezolucioni i sensorit është 16.2 megapiksela. Risi është edhe shtojca për incizimin e zërit ME-1, e bëhet fjalë për një mikrofon i cili montohet në vet fotoaparatin me funksionin e kyçur për uljen e zhurmës së krijuar nga fryma.


Shitja në tregun amerikan fillon në maj. Çmimi në paketë me objektivin 18-55mm f3.5-5.6 ED VR është 900 dollarë, e vetëm trupi i fotoaparatit kushton 800 dollarë. /Telegrafi/