LAJMI I FUNDIT:

Ngrit pesha, bën pompa e vrapon çdo ditë – 72-vjeçarja që i habit edhe të rinjtë (Video)

Ngrit pesha, bën pompa e vrapon çdo ditë – 72-vjeçarja që i habit edhe të rinjtë (Video)

Derisa shumica e të rinjve në vend të ushtrimeve fizike preferojnë video-lojërat dhe telefonat e mençur t’i mbajnë në duar, kështu nuk ndodh me një grua të moshuar e cila është bërë model dhe frymëzim për të gjithë ata që mendojnë se vitet janë vetëm numra.

Bëhet fjalë për Loren Brucone që ushtron në palestër sikur të ishte 27-vjeçe, e jo siç është në realitet një 72-vjeçare, transmeton Telegrafi.

Kjo amerikane dikur merrej me balet dhe fitnes, por në moshën 67-vjeçe iu mërzitën dhe kështu një mik e bindi që të merret me krosfit, ushtrime të intensitetit të lartë.


E pasi që trajneri i saj filloi të publikojë në Instagram video të ndryshme të Lorenit duke ushtruar, kjo ish-profesoreshë universitare është bërë hit në mbarë botën.

Loren çdo ditë ushtron nga një orë, ngrit pesha, bën pompa e vrapon, të gjitha këto që shumë të rinj nuk mund t’i bëjnë.

“Nuk ka rëndësi në çfarë gjendje aktuale fizike jeni, sa vjet i keni apo çfarëdo tjetër. Nëse diçka dëshironi, atëherë patjetër që duhet ta bëni”, ka deklaruar Brucone. /Telegrafi/

https://www.instagram.com/p/BtLr4AJADXz/

https://www.instagram.com/p/BtUYWRsA9gn/

Në trend Fun

Më shumë
E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

E kundërta e plotë e fëmijëve të tjerë - vajza e vogël i kërkon nënës brokoli, ajo i ofron qokolladë

Fun
“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

“Shtëpia byrek” në Çikago shitet për 350 mijë dollarë

Interesante
Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Trump i drejtohet zëvendëspresidentit amerikan: Çka janë këto çorape, po më shpërqendrojnë

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar

Restoranti kinez kompenson 4,000 klientë pas publikimit të pamjeve që tregonin dy adoleshentë të dehur duke urinuar "në një vakt të nxehtë"

Fun
Prezantuesja boshnjake e motit ka fituar një popullaritet të madh në internet për shkak të pamjes tërheqëse

Prezantuesja boshnjake e motit ka fituar një popullaritet të madh në internet për shkak të pamjes tërheqëse

Kalo në kategori