Nuk do të jenë pesë vite”përshtatje” dhe “gjysmë-masa”, ka deklaruar Emmanuel Macron dje në Versajë, përpara deputetëve të mbledhur për fjalimin e presidentit. Disave, të ardhur me ndonjë dyshim kundrejt kësaj “super-presidence”, nuk do u ketë pëlqyer dhe aq, një prej propozimeve të presidentit: shkurtimi i Parlamentit me një të tretën, për të lehtësuar punën legjislative. Më shumë efiçencë dhe më shumë drejtësi, ka thënë Macron, dhe nëse do të ketë probleme, presidenti është gati: do të organizojmë një referendum për reformat, nëse nuk do të kalojnë në Parlament.
Macron deklaroi gjithashtu se gjendja e jashtëzakonshme do të hiqet në vjeshtë – do të “rikthehen liritë franceze” – dhe për pjesën tjetër të kohës, ai ka dashur të nënvizojë, edhe një herë, optimizmin e tij, si dhe sensin e shpresës që kjo Francë e re po ndjen këto kohë. Bota është kërcënuese, ka thënë Macron, por është e domosdoshme të gjenden zgjidhje të negociuara ndaj këtyre kërcënimeve, Franca kërkon të luajë një rol domethënës, edhe falë një rilindjeje evropiane, për të cilën Macron është vetë mishërimi.
Nga pikëpamja ideale, Parisi po pozicionohet në një rol lidershipi në sintoni të përsosur me Gjermani: Angela Merkeli dje shpalli programin elektoral të CDU-Csu, duke prezantuar një kapitull që vendos “motorin franko-gjerman” në qendër të mandatit të saj të ardhshëm (nëse do të fitojë në zgjedhjet e 24 shtatorit: sondazhit tani i japin një avantazh të madh, por zgjedhje me rezultat të sigurtë kemi parë shumë e s’mund të biem në kurth).
“Jemi gati bashkë me qeverinë e re franceze – thotë programi Merkelian – për të zhvilluar më tej zonën euro, hap pas hapi, për shembull përmes krijimit të një fondi monetar tonin”.
Ndërkohë që Macroni thoshte se i përket një brezi të ri detyra për të rimarrë “idenë e Europës nga origjina e saj”, Merkeli hiqte nga manifesti i saj përcaktimin “miq” për SHBA: në krahasim me programin e fundit elektoral, tani Amerika e Trumpit “është një partner ir ëndësishëm”, por është e qartë se mesazhi europeist – punojmë së bashku, ua lëmë anglezëve dhe amerikanëve manitë e tyre izolacioniste – është përgatitur në sintoni të përsosur mes Berlinit dhe Parisit.
Çfarë do u mbetet europianëve të tjerë? Kjo është pyetja e atyre që ndodhen jashtë motorrit të famshëm. Ndërkohë që Macron refuzon etiketa politike dhe gjermanët pyesin se çfarë lloj identiteti përfaqëson sot Merkeli, krijohet mes komentatorëve një kategori e re, e aplikuar tek i ardhuri rishtaz, Macron: është një “liberal strongman”, një i fortë liberal, version i një “dashnori të pushtetit”, shkruan Paul Taylor në Politico Europe, me një paralajmërim: do të ketë një përplasje mes dy frymëve. Ndërkohë, në pritje të G20 të të premtes, kur do të ketë një përplasje me një tjetër të fortë, Vladimir Putinin, formacioni europian është reshtuar. Do të ketë mëngjes pune mes Macronit, Merkelit dhe kreut të Kremlinit, për të kundërpeshuar takimin e ardhshëm mes Putinit dhe Donald Trumpit. /Bota.al
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas
Dy aeroplanë përplasen në pistën e aeroportit të Seattle
Ukraina dhe Rusia tashmë janë përpjekur të negociojnë, por gjërat nuk shkuan mirë
Netanyahu i dha Trumpit një pejxher ari për nder të operacionit kundër Hezbollahut
Musk befason të gjithë, angazhon të rinj e papërvojë për të reduktuar shpërdorimet në qeveri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin