LAJMI I FUNDIT:

Nga mushkëritë i nxorën kapakun e stilolapsit, të cilin e kishte thithur 20 vjet më parë!? (Video)

Nga mushkëritë i nxorën kapakun e stilolapsit, të cilin e kishte thithur 20 vjet më parë!? (Video)

Një burrë kinez ka jetuar për 20 vjet me një tapë stilolapsi në mushkëri gjë të cilën e ka kuptuar tek së fundmi, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Dhe vendimin për të shkuar tek mjeku për kontroll ai e kishte marrë vetëm pasi kishte pështyrë gjak.

Kinezi që është ishte i njohur me emrin e tij të fundit Wang dhe vjen nga qyteti i Huaihua në jugperëndim të Kinës, vuante nga kollë kronike që nga mosha e shkollës fillore.


“Unë gjithmonë kollitesha dhe mendoja se kisha ndonjë infeksion të mushkërive”, ka rrëfyer ai.

Ekipi i doktorëve, pasi kishin bërë një ultrazë kanë vërejtur një objekt të panjohur në trupin e Wang të cilin e kanë larguar, pas së cilës, pas disa ditësh edhe ai është lëshuar për në shtëpi. /Telegrafi/