LAJMI I FUNDIT:

Nga frika e shembjes, është mbyllur “Shkëmbi Instagram”

Nga frika e shembjes, është mbyllur “Shkëmbi Instagram”

Shkëmbi që është shkëputur pjesërisht nga pjesa tjetër e masivit, e që ndodhet në Bundena të Sidneyt, është bërë atraksion për turistë.

Guri gjigant me ngjyrë të bardhë është vizituar nga shumë turisë, të cilët kanë bërë fotografi aty për t’i postuar më pas në rrjete sociale, kryesisht në Instagram, duke ia dhënë kështu edhe emrin, transmeton Telegrafi.

Mirëpo, duke parë rrezikun e shembjes, shkaku i rëndesës nga pesha e njerëzve, autoritetet e sigurisë e kanë bllokuar të gjithë pjesën që dërgon deri aty. /Telegrafi/