LAJMI I FUNDIT:

Nga djathi, muzetë te seksi: 10 gjërat që Franca i bën më mirë se kushdo

Nga djathi, muzetë te seksi: 10 gjërat që Franca i bën më mirë se kushdo

Që nga 246 llojet e ndryshme të djathit deri te muzetë, trenat e shpejtë dhe globalizimi, Franca është udhëheqësja e një revolucioni të përditshëm në shkallë botërore

Franca është një vend mbresëlënës. Dhe askush nuk e di më mirë këtë sesa francezët. Vendi është çuditërisht si Shtetet e Bashkuara (të cilave u ka mësuar një ose dy gjëra rreth lirisë) dhe nuk do të doni dhe s’do të keni kurrë nevojë të largoheni nga Franca.

Ka qytete të sofistikuara, brigje me diell, male me dëborë dhe fusha me pemë, të gjitha në një vend.


Pa përmendur djathin. Dhe seksin. Po ashtu, ka edhe disa gjëra të tjera që Franca i bën shumë herë më mirë se cilido vend tjetër.

1. DJATHI

Po, është një klishe, por Franca mbetet destinacioni më i preferuar i atyre që dashurojnë djathin. Gjenerali De Gol një herë pyeti si ishte e mundur që ai arrinte të qeveriste një shtet që prodhonte 246 lloje të ndryshme djathi. Disa lloje djathërash, si për shembull Reblochon, janë shumë kundërmuese dhe të shkrira sa duket sikur po prishen. Për më tepër, djathi i fortë Mimolette është aq “i frikshëm” saqë vitin e shkuar SHBA e ndaloi importimin e tij.

2. BLERJET

Ka një arsye përse Franca shpiku fjalën “burzhua”, që përfaqëson gjërat materiale. Departamentet e dyqaneve të Parisit hedhin në shitje çdo gjë, që nga markat e lira deri tek ato më shik. Shitjet vjetore në janar dhe në fund të qershorit ofrojnë oferta të pabesueshme sepse ligji i detyron të gjitha dyqanet të bëjnë ulje në të njëjtën kohë dhe të konkurrojnë me njëra-tjetrën.

3. MUZETË

Parisi sigurisht është vendi me muzeun më të njohur në botë, Luvrin. Por kultura e muzeve në Francë është më e gjerë se aq. Rajoni Luar ka atë që mund të quhet si një nga koleksionet më të bukura të muzeve më botë. Madje edhe kështjellat më pak të njohura mund të jenë të mrekullueshme.

4. TRENAT

Trenat francezë janë më të shpejtë se avionët. Nëse dëshironi të shkoni nga Parisi në bregun mesdhetar për drekë, hipni në një TGV (Train à Grande Vitesse) ose ndryshe në një tren shumë të shpejtë. Tri orë më pas do të jeni duke pirë shampanjë dhe duke vështruar jahtet e miliarderëve. TGV i bien vendit kryq e tërthor dhe kanë oferta shumë të mira.

5. TRAFIKU

Shoferët francezë kanë një parim të vetëm: do të kaloj në atë rrugë dhe ti s’mund të më ndalosh. Nëse vajtja atje ku ai apo ajo shofer/e dëshiron nënkupton shkaktimin e një aksidenti, atëherë faji mbetet jetim. Liria është një koncept që shtrihet edhe në ngarjen e makinës, që çdo të shtunë në verë shndërrohet në një trafik gjigant.

6. MIRËSJELLJA

Franca e ka perfeksionuar artin e të qenët shumë i sjellshëm dhe shpërfillës i lehtë në të njëjtën kohë. Kur një vendas ju pyet me vetullën lart “Monsieur?” apo “Madame?” ai po tregohet i sjellshëm, por njëkohësisht ka vënë në pikëpyetje ekzistencën tuaj. Ligji i artë është i thjeshtë: duhet ta fillosh çdo bisedë me një përshëndetje në gjuhën vendase “bonjour!” për ditën dhe “bonsoir!” për mbrëmjen.

7. TË QËNËT SEKSI

Theksi, shkujdesi dhe gëzimi i të qenët gjallë e bën një mashkull apo një femër franceze shumë tërheqëse. Dhe më pas vjen vetë seksi, që është kudo në Francë. Merrni për shembull filmat francezë, të cilët pothuajse janë të detyruar me ligj të përfshijnë të paktën dy gjinj të zhveshur dhe katër të pasme. Francezët dhe francezet i njohin mirë rregullat e tërheqjes dhe nuk preferojnë të ndalen. Është pothuajse një detyrim të dukesh seksi dhe klasik kudo dhe me këdo pranë.

8. LUKSI

Sot, talenti francez për luksin ka shkuar përtej Luis Viton, Dior, Moët et Chandon dhe të tjerat. Efektet e tij mund të ndihen në stilin e qindra kafeneve parisiene me kamerierë të kollarisur deri te hotelet me çmime me leverdi që do t’ju bëjnë të ndiheni si një milioner.

9. SHËRBIMI

I lidhur me mirësjelljen, por me pak dallim. Francezët kanë një shprehje: klienti është mbret. (Po, e dimë se çfarë i bëni mbretërve!) Por përtej prerjes së kokave gjatë revolucionit, shërbimi francez ndonëse shpërfillës mund të jetë i mrekullueshëm. Ai kamerier i ngrysur nuk ju urren juve, ideja është se ai është një profesionist, ndërsa ju një amator në territorin e tij. E njëjta gjë mund të thuhet për shitësit. Këto profesione, ndryshe nga vendet e tjera të botës, mund të zgjasin një jetë në Francë dhe të jenë pjesë e karrierës së dikujt.

10. GLOBALIZIMI

Franca ka politikën më të mirë në botë për globalizimin – ajo kalon aq shumë kohë duke u ankuar që të huajt po i shkatërrojnë ekonominë, saqë askush nuk e vë re sesi produktet franceze po pushtojnë planetin. E keni kontrolluar se kush jua siguron elektricitetin, kush zotëron sistemin tuaj të transportit, kush e ushqen ushtrinë tuaj, madje kush i ka ndërtuar tualetet tuaja publike? Veçanërisht në Europë, ka shumë gjasa që përgjigjja të jetë Franca.

Në trend Botë

Më shumë
Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Kaos në Britaninë e Madhe ndërsa stuhia Bert godet vendin, raportohet për të vdekur

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Ukrainasit shkatërrojnë pajisjet dhe municionet e rusëve në Kreminna – pamje nga aksioni

Evropa
Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Dronë të paidentifikuar janë parë duke fluturuar mbi tri baza ajrore amerikane në Britani të Madhe

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori