LAJMI I FUNDIT:

Nga “Autostrada e Kombit” më së shumti fiton Serbia

Nga “Autostrada e Kombit” më së shumti fiton Serbia

Derisa, Serbia ka projektuar çështjen e ndërtimit të autostradës Nish-Merdare, Kosova ende nuk e ka bërë projektin dhe nuk e ka idenë sa mund të kushtojë ndërtimi i pjesës së autostradës së mbetur nga Besia deri Merdare. Ekziston frika se me ndërtimin e kësaj pjese të autostradës do të rritët eksporti i Serbisë në Kosovës dhe do të dëmtojë prodhimin vendor.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka paralajmëruar se më 27 të këtij muaji kanë një takim me zyrtarë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Samitin e Vjenës, ku pritet të diskutohet për ndërtimet në infrastrukturë dhe energjinë. Sipas tij, në këtë takim pritet të diskutohet për ndërtimin dhe financimin e vazhdimit të autostradës Besi-Merdare-Nish.

Mustafa thotë se ekziston disponimi, por sa do të jetë shuma, akoma nuk e kanë përfunduar projektin.


Njohës të ekonomisë vlerësojnë si të mirëseardhur vazhdimin e autostradës së kombit, mirëpo, sipas tyre në këtë rast më së shumti do të përfitojë Serbia. Po ashtu, çmimi i cili është përfol për ndërtimin e këtij segmenti, sipas ekspertëve, është bukur më i ulët sesa kostoja e autostradës që është ndërtuar në Kosovë.

Eksperti i ekonomisë Ibrahim Rexhepi, thotë për KosovaPress se Evropa është e fokusuar të shtyjnë përpara projektet të cilat krijohen për një ndërlidhje, për një komunikim më të mirë dhe më miqësor në mes vendeve të rajonit.

“Në këtë rast më shumë përfiton Serbia për shkak se ajo nuk ka lëviz drejt realizimit të këtij projekti dhe ka pritë reagimin e Evropës në mënyrë që financimi të mos mbetet tërësisht barrë e saj”, tha Rehxepi.

Rexhepi thotë se autostrada nuk do të kishte kuptim, sikur ajo të mos lidhej me korridoret evropiane. Nëse ajo do të mbetej vetëm në Besi apo në Mendare, është e pa kuptueshme që të jetë vetëm në funksion të qarkullimit brenda shqiptarëve.

Mirëpo, sipas tij, kur kihen parasysh një miliard euro që janë shpenzuar për 78 kilometra autostradë dhe 650 milionë euro që do të shpenzohen po për kaq kilometra autostradë, atëherë dallimi është shumë i madh.

Hulumtuesi në Institutin GAP, Berat Thaçi, thotë se qëllimi këtij takimi në Samitin e Vjenës është infrastruktura me vendet fqinje në Ballkanin Perëndimor, mirëpo agjenda dhe temat e takimit përcaktohen edhe me interes të BE dhe të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Ai tha se të gjitha shtetet e rajonit kanë nivel më ta lartë të prodhimit, veçanërisht Serbia.

“Përfitimin më të madh në këtë kuptim do ta kenë eksportet e shteteve prodhuese, siç është Serbia. Në rastin e Kosovës prodhimi është shumë i ulët dhe përmirësimi i infrastrukturës nuk çon në ndonjë përmirësim real të gjendjes ekonomike të vendit”, tha Thaçi.

Ndryshe, për këtë projekt janë të interesuar Serbia, Shqipëria, BE dhe Kosova. Gjatësia e tërësishme e autostradës do të jetë 384 kilometra, nga Nishi në Merdar 77 kilometra dhe nga Merdari deri në Prishtinë 22 kilometra. Serbia ka deklaruar se është e gatshme t’i japë 350 milionë euro për pjesën serbe të autostradës e cila do të kushtonte 600-650 milionë, e nga BE do të kërkojë edhe 300 milionë euro.

Kosova ka shpenzuar rreth një miliardë euro për 78 kilometra autostradë të ndërtuar deri me tani.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Informata të rëndësishme për konsumatorët e ujit në regjionin e Prishtinës

Ekonomi
Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro - ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Ekonomi
Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Kosova në CEFTA pa UNMIK, Hajdari thekson rëndësinë e qasjes së barabartë ekonomike dhe tregtare

Ekonomi
CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

CEFTA miraton nëntë marrëveshje të reja që synojnë të transformojnë tregtinë dhe bashkëpunimin ekonomik në Rajon

Ekonomi
Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Sarrazin: Tregu i përbashkët rajonal do të jetë ndër arritjet kryesore të Procesit të Berlinit

Ekonomi
Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ziadeh për marrëveshjen e CEFTA-s: UNMIK-u ka mbështetur rrugën drejt konsensusit të arritur

Ekonomi
Kalo në kategori