Opinioni i gjerë i vendit dhe ai ndërkombëtar janë dëshmitarë të faktit se, për kaq vite ekzistence, realizimi i kësaj marrëveshjeje, që nga nënshkrimi i saj, është shtyrë disa herë.
S’do mend se afati i realizimit qëmoti ka kaluar dhe kjo po bëhet për shkak të paaftësisë së lidershipit politik shqiptar. Dhe, pikërisht këtu qëndron e keqja më e madhe.
Njëra parti (BDI) me fanatizëm e mbron këtë marrëveshje, me të cilën iu dha fund konfliktit gueril dhe hapi një “konflikt” të ri politik dhe diplomatik mes dy nacionaliteteve më të mëdha, maqedonasve dhe shqiptarëve.
Partia tjetër (PDSH) ka pasur momente kur edhe është kërcënuar se do ta tërheq nënshkrimin nga kjo marrëveshje, për ta shpallur më vonë si “të vdekur”.
Veç kësaj, varësisht se cila parti është në pushtet, ato copa bëhen për të marrë “dikasterin” për implementimin e kësaj marrëveshjeje dhe, për aq kohë sa do të qëndrojnë në pushtet, do të lavdërohen me qeverisjen pikërisht, duke e trumbetuar realizimin pikë për pikë të këtij dokumenti. Dhe, sapo të kalojnë në opozitë, flasin me përqindje të larta të mosrealizimit të Marrëveshjes. Kjo flet se, megjithatë, që të dyja partitë mundohen për ta jetësuar në praktikë.
Fatkeqësisht, përkundër përpjekjeve, megjithatë ka ardhur koha që të kuptojnë se në implementimin e këtij dokumenti të garantuar edhe nga ndërkombëtarët liderët tanë kanë qasje tërësisht të gabuar.
Koncepti i implementimit të MO-së është i gabueshëm që në momentin kur u pajtuan të ngrenë një “sekretariat”! Në vend të krijimit të një institucioni të qëndrueshëm, që do të jetë përgjegjës për zbatimin e MO-së, ata krijuan institucion politik gjysmak, siç është Sekretariati, i cili si institucion iu dhurohet si “peshqesh” partive politike shqiptare që janë në pushtet, e nëpërmjet tij edhe përgjegjësia e realizimit të MO-së. Nëse kësaj ia shtojmë edhe faktin e mbështetjes së pa rezervë të faktorit ndërkombëtarë (veçmas të SHBA) ndaj klasës politike shqiptare, atëherë lirshëm mund të konstatojmë se kujt i takon përgjegjësia e (mos) realizimit të Marrëveshjes së Ohrit.
Dëshminë e shtetit demokratik gjithnjë e jep shumica, në rastin konkret maqedonasit. Shqiptarët janë këtu vetëm për të ngritur çështje të cilat duhet të zgjidhen në të mirë të tyre dhe jo të “lavdërohen” se po e kontrollojnë një “sekretariat” i cili, megjithatë, tërësisht varet prej vullnetit të kryeministrit maqedonas dhe prej numrit dërrmues të dikastereve që kontrollohen nga maqedonasit e që e kanë fjalën e fundit edhe për sa i përket implementimit të kësaj marrëveshjeje.
Pa dyshim, nuk ekziston asnjë marrëveshje e cila është e përkryer, andaj edhe MO-ja si e tillë përmban një bazament të mirë që garanton të ardhme euro-atlantike. Defekti i mosrealizimit të saj është te përfaqësuesit tanë politikë, si në pozitë po ashtu edhe tek ata në opozitë.
Marrëveshja e Ohrit ka ndërruar konceptin fillestar të saj, të platformës politike për fillimin e dialogut të ri shqiptaro-maqedonas për të cilën u bë lufta. Ajo marrëveshje politike u bë mes maqedonasve dhe shqiptarëve, por më vonë, me ndryshimin e preambulës së MO-së që u bë pjesë e Kushtetutës, partitë politike maqedonase arritën që bisedave shqiptaro-maqedonase t’u japin karakter multinacional, si dialog mes maqedonasve, shqiptarëve dhe nacionaliteteve të tjera joshumicë që jetojnë në Maqedoni. Si pasojë e kësaj, shqiptarët u ranguan me pa të drejtë me etnitetet e tjera si turqit, boshnjakët, romët, serbët etj., me të vetmin synim që nga ana shumicë e qytetarëve të Maqedonisë edhe shqiptarët të trajtohen si pakicë, apo si minoritet, d.m.th. si vllahët, romët, serbët etj.
Njëherë e përgjithmonë duhet bërë dallimin e nocioneve shtet multinacional dhe politikë multinacionale. Maqedonia është shtet multinacional, por bën politikë unitare, andaj si pasojë e kësaj edhe ato pak të drejta që u jepen minoriteteve, ata prapë nuk janë të barabartë në vendimmarrje.
Jo një herë është paralajmëruar se do t’i bëhet një analizë ecurisë së deritanishme të kësaj marrëveshjeje, jo po do t’i bëhet një ekspertizë nga faktori ndërkombëtar! Deri më sot nuk doli asnjë rezultat konkret nga cilido analist apo ekspert, sepse, s’do mend që rezultatet janë tepër dëshpëruese.
Një gjë është e vërtetë: fakti që u lejua të intervenohet në preambulën e MO-së, si dhe fakti që u lejua të kalojë afati i implementimit të kësaj marrëveshjeje, e që ishte viti 2004, flet se dikush mirë e ka planifikuar që kjo marrëveshje asnjëherë të mos implementohet, sepse, në një rast të tillë të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni do të avancoheshin deri në komb konstituiv. Kjo u pengon maqedonasve, ndërsa shqiptarët sillen sikur nuk e kuptojnë këtë brengë, madje herë-herë krijohet përshtypja se bashkësolidarizohen me këtë brengë maqedonase.
Sa i përket përfaqësimit të drejtë dhe proporcional në institucionet e sistemit, Marrëveshja e Ohrit duhet të shtrihet në të gjitha institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike dhe private, posaçërisht tek ato ndërmarrje private (investime të huaja te zonat e lira ekonomike) ku shteti nëpërmjet mjeteve buxhetore ka ndihmuar në themelimin e atyre kompanive private. Pra, edhe këtë detal e ka paraparë mirë MO, sidomos në sferën e decentralizimit të pushtetit. Ky decentralizim veç tjerash do të thotë edhe shpërndarje të financave nga buxheti i shtetit në proporcion të drejtë. Këtu diku për momentin janë duke u thyer të gjitha heshtat, sepse po krijohet përshtypja se pala maqedonase nuk mund ta pengojë të folmen shqip, por ama mund ta pengojë derdhjen e “parave maqedonase në oborret shqiptare”!
Tendenca e uzurpimit të pushtetit me qëllim të demonstrimit të superioritetit karshi “problematikëve” nënkupton të jesh në gjendje lufte përherë me ata që mëtojnë të ta turbullojnë atë pushtet. Marrëveshja e Ohrit e ka pikërisht këtë synim, prandaj edhe kurrë nuk do të implementohet pikë për pikë, nëse nuk do ta monitorojnë seriozisht këtë proces ndërkombëtarët.
Të gjitha partitë shqiptare nënvizojnë fuqishëm se janë për integrim në NATO dhe për euro-integrime të shtetit të Maqedonisë. Këtë synim e përkrahin edhe ndërkombëtarët, ndërsa asnjëherë pa iu thënë publikisht dhe shkurt e qartë: pa implementimin e tërësishëm të MO-së, nuk ka integrime. Të gjithë resorët përpiqen dhe janë në garë që sa më parë secili t’i kryejë obligimet e veta karshi këtyre familjeve ku dëshirojmë të përfshihemi, ndërsa vetëm dikasteri i MO-së pengohet fuqishëm. Mos është momenti më i volitshëm për të hequr dorë shqiptarët nga ky dikaster dhe implementimi i kësaj marrëveshjeje t’iu ngarkohet vetë maqedonasve?! Opinioni i gjerë i shqiptarëve është: PO!
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shtëpia e Bardhë njoftoi se nuk do të ketë më ndihma për Ukrainën

Zelensky: Ukraina është e gatshme të nënshkruajë marrëveshjen për mineralet, por me garanci nga SHBA-ja

Moment historik për kurdët dhe Turqinë - PKK dëgjoi liderin dhe shpalli armëpushim

Kundërshtar i madh i Kremlinit, Kasparov: Ajo që ndodhi mes Trumpit dhe Zelenskyt, ndoshta është përgatitur nga Putini

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

“Ai qau nga Jozi dhe e futi atë brenda, është ngritur një Kosovë e një Shqipëri", Rozana dhe G Bani kritikojnë lojën e Gjestit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk