LAJMI I FUNDIT:

Nesër derbi Trepça – Prishtina

Nesër derbi Trepça – Prishtina

Me kryendeshjen Trepça – Prishtina që zhvillohet nesër prej orës 13:00 në stadiumin olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë fillon xhiroja e 15-të e Raiffeissen Superligës së Kosovës në futboll.

Rivaliteti, tradita dhe nami që e kanë këto dy skuadra janë parakushte për lojë cilësore dhe shikueshmëri të madhe.

Ndër takimet që veçohen është edhe ai ndërmjet Vëllaznimit dhe Dritës, të dy pretendentë për titull të kampionit. Si zakonisht në këtë ballafaqim pritet që stadiumi i qytetit në Gjakovë të jetë i stërmbushur me tifozë të të dyja palëve.

Takimet tjera, të cilat zhvillohen të dielën prej orës 13:00, janë: Gjilani-Trepça 89, Besa-KEK-u, Lepenci-Liria dhe Hysi-Drenica. /Telegrafi/