LAJMI I FUNDIT:

Nëse nuk dëshironi që i dashuri t’ju braktisë, gjërat e këtilla mos ua tregoni shoqeve!

Nëse nuk dëshironi që i dashuri t’ju braktisë, gjërat e këtilla mos ua tregoni shoqeve!
GettyImages

Femrat janë të prira t’ua tregojnë sekretet shoqeve, aq më parë nëse vërtet kanë filluar lidhjen apo martesën. Nëse nuk i eliminoni këto shprehi, mund të përfshiheni në probleme të papritura.

Pra, mezi presim që dikush të na dëgjojë, të na ofrojë përkrahje dhe të mbajë ekskluzivisht anën tonë. Mirëpo, shpesh llomotitja për gjithçka dhe për çdo gjë gjithsesi mund të kthehet bumerang.

Jo vetëm që kjo mund të shkatërrojë besimin midis jush dhe partnerit, por këshillat e miqve mund t’u hutojmë edhe më shumë.

Detajet e jetës suaj seksuale


Shumica e çifteve i ka sekretet e veta seksuale, për të cilat disa nga to shpreson që të mos i zbulojë familja apo miket, qoftë kur është fjala për pozën e preferuar, shpejtësinë dhe gjatësinë e fetishit. Ajo që ndodhë në dhomën tuaj të gjumit ju përket vetëm ju të dyve, transmeton Telegrafi.

Financat e tij

Kur është fjala për pagën e ulët apo borxhet e mëdha, mashkulli mund të ndihet më pak i vlefshëm, nëse e di që miket tuaja kanë informacione të plota për situatën e tij financiare. Gjithashtu, disa miq tuaj do të mund të ndiheshin jo mirë, nëse lavdëroheni me të ardhurat e tij të mëdha, duke pasur parasysh situatën e tyre financiare.

E gjitha që ju është thënë në besim

Edhe pse shpesh ballafaqoheni me sfidat që të bisedoni me miket, patjetër duhet të përmbaheni. Nëse e dini që kështu do të lëndoni në çfarëdo mënyre, mbajini ato informacione për vete, sepse kurrë nuk duhet në cilat mënyra do të mësojnë për to. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë

"Po, uji të trashë" - trajneri Arbër Peci shpjegon rëndësinë e ujit në ndërtimin e masës muskulore

Njerëzit e lindur nën tre shenja sillen të ftohtë, por në fakt janë të ndjeshëm

Njerëzit e lindur nën tre shenja sillen të ftohtë, por në fakt janë të ndjeshëm

Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Gjashtë gabime që i bëjnë hajdutët të kuptojnë menjëherë se nuk jeni në shtëpi

Yndyra dhe vaji nuk janë më një problem: Si të pastroni lehtësisht kuzhinën nga këta dy përbërës

Yndyra dhe vaji nuk janë më një problem: Si të pastroni lehtësisht kuzhinën nga këta dy përbërës

Romanca në orbitë: Afërdita dhe Saturni sjellin lidhje të thella për këto shenja

Romanca në orbitë: Afërdita dhe Saturni sjellin lidhje të thella për këto shenja

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Tri shenjat e zodiakut me të cilat një person i shenjës së Gaforres do të pendohej nëse do të ndahej

Kalo në kategori