Marrja e lëndëve që përmbajnë vitaminë D mund të ndihmojë njerëzit të jetojnë më shumë, thuhet në një studim më të ri. Por, nuk është ende e qartë saktësisht se si vepron vitamina D në këtë.
Ky lajm i ri vjen në një kohë kur vitamina D është dëshmuar edhe si e dobishme tek ulja e rrezikut nga disa kancer dhe disa sëmundje tjera tek të moshuarit.
Vitamina D krijohet pasi që trupi i ekspozohet rrezeve të diellit. Vitamina D, po ashtu, është gjetur në disa ushqime, përfshirë këtu peshqit dhe disa ushqime të pasura, por edhe disa produkte të qumështit dhe drithëra.
Madje, disa ekspertë këshillojnë se mungesa e vitaminës D është shumë e shpeshtë dhe këshillojnë se sasia e nevojshme e vitaminës D e rekomanduar deri tani, është shumë e ulët.
18 studimet më të reja mbi vitaminën D, kanë analizuar shkallën e vdekshmërisë. Më shumë se 57 mijë të rritur kanë marrë pjesë në këto studime. Shumica prej tyre kanë qenë të moshuar, “të dobët”, me nivel të ulur të vitaminës D në gjak. Pjesëmarrësit janë këshilluar të përdorin lëndë ndihmëse me vitaminë D ose placebo (bar pa efekt), që nuk ka përmbajtur vitaminë D.
Megjithëse, studimet janë zhvilluar të ndara, mesatarisht pjesëmarrësit janë analizuar për rreth 6 vjet. Gjatë asaj kohe, 4.777 pjesëmarrës kanë vdekur nga ndonjë shkak.
Por, njerëzit që kanë konsumuar vitaminë D shtesë gjatë studimit, kanë qenë 7% më pak të prirë të vdesin. Arsyeja e vërtetë e uljes së shkallës së vdekshmërisë nuk është e qartë, dhe studiuesit nuk kanë rekomanduar ende ndonjë dozë specifike të vitaminës D.
Studiuesit këshillojnë studime më të shumta mbi dobitë e vitaminës D. Ata thonë: “Roli i ekspozimit të paktë në diell, pasurimit të ushqimit me vitaminë D dhe dozave më të larta të preparateve shtesë të vitaminës D tek të rriturit, janë çështje që duhet të debatohen". /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"A u shit Yamal nga Barcelona te Betisi shkaku i krizës?", pamje që kanë lënë tifozët katalunas të shokuar
Me listën e të nominuarëve tashmë publike: Kush është favoriti për Topin e Artë
Liverpooli tashmë ka gjetur zëvendësuesin e Salah, luan te Real Madridi
“I harxhonte lekët me gra të tjera, veprova në gjaknxehtësi”, dëshmia në polici e 30-vjeçarit që vrau babanë në një fshat të Durrësit
Kush janë aleatët kryesorë të Donald Trump në Evropë?
HISTORIKE: Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë