LAJMI I FUNDIT:

Nëse je shtatshkurtër, mos hiq dorë nga ekspozimi i këmbëve

Nëse je shtatshkurtër, mos hiq dorë nga ekspozimi i këmbëve

Nëse je një nga shumë vajzat me shtat të shkurtër, nuk duhet të heqësh dorë nga të ekspozuarit e këmbëve, gjithmonë dhe në çdo kohë.

Ndonjëherë është e ndërlikuar të kuptosh cila është veshja që të shton centimetrat, madje shpeshherë të duket sikur pantallonat janë zgjidhja më e mirë, por nuk është gjithmonë kështu.

Në fakt, ka një rregull, i cili është shumë i thjeshtë dhe të shton centimetrat në pamje. Ky është rasti kur mund të përdorësh fundet dhe këpucët. Sekreti është të ekspozosh gjysmën e këmbës me një fund treçerekësh ose pak mbi gju, i cili të tregon një siluetë më të gjatë.


Ndërsa, sa herë kërkon të dukesh e shkujdesur, mund t’i japësh mundësi vetes të tregosh pak më shumë nga këmbët. Duke veshur taka të plota, por jo shumë të mbyllura, do të krijosh iluzionin e një siluete më të gjatë të trupit, vizualisht u shton gjatësinë këmbëve.

Një fustan me prerje këmishe, në të cilin duken edhe më shumë këmbët është zgjedhja ideale, shkruan revista class. Ky, i kombinuar me një xhaketë xhins të shkurtër të japin mundësi të kesh një siluetë më të drejtë.

Nëse je mësuar ta gjesh veten në përgjithësi tek të ngushtat, sekreti është t’i kesh pak mbi gju. Edhe fundet, edhe fustanet. Aq më tepër kur bëhet fjalë për veshjet e punës. Kjo është një veshje e përshtatshme zyre, një fund i ngushtë pak mbi gju, një këmishë dhe një xhaketë vintage, e cila ndryshon pak stilin klasik dhe të heq disa vite. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Fundi prej lëkurës së kthyer mbrapsht, mishërimi i luksit dhe bukurisë

Moda
Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Modeli i flokëve më popullor: I shton dhjetë vjet fytyrës dhe ka një tjetër të metë të madhe

Flokë dhe stil
Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Revyja e Hermèsit sapo ka konfirmuar trendin më të madh të viti: Zbuloni pjesë të reja që frymojnë luks të qetë

Keshilla Modë
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

"Nënpikturimi", truku i preferuar i grimit që premton një bazë perfekte

Grim
Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Doni të bëni një ndryshim? Ja cila teknikë është më e mira për flokët tuaj

Flokë dhe stil
Kalo në kategori