Nëpunësit e Pallatit të Ëndrrave
Si rrallë ndonjëherë një llavë e tërë nëpunësish të Tabir Sarajt i ishin vërsulur një individi të shquar të shoqërisë civile. Si problem u kishte dalë “ëndrra e tij për tu bërë President i vendit” – një ogur i keq ky që figuronte në dosjet e tyre.
Seleksionues, verifikues dhe interpretues ëndrrash kishin shpeshtuar hyrje-daljet në Tabir Saraj në një ditë vape korriku, duke mbajtur nën sqetullat e djersitura dosje ëndrrash. Për fat të keq, në Saraj hynte edhe Ambasadori i vendit më mik të Kosovës, Christopher Dell, i cili jo rrallë në vendin mikpritës ishte sjellë më shumë si kauboj sesa si diplomat.
Në Saraj ëndrrën e kishin parë si shumë të rrezikshme, ndaj donin ta vrisnin qysh në nistë: ta zhbënin me çdo kusht.
Shumica njerëz të medias dhe për fat të keq edhe një diplomat i huaj, që të gjithë thashethemexhi, shtrembërues fjalësh e situatash, kishin varguar me rend sulmet e tyre në gazetat ditore njeri pas tjetrit, duke u përqendruar më shumë në ofendime e akuza personale, sesa në çështjet parimore. Ngjante sikur thurnin plane në stilin ”shkruaj ti sot, se unë shkruaj nesër”, apo “futi edhe këta paragrafë të mi në tekstin tënd”.
E nisi Ambasadori. E akuzonte Vetonin se i ishte vardisur Hashim Thacit të bëhej President. Një fjali që realisht pak njerëz e besojnë. Vetoni në anën tjetër thoshte se ai ishte në pushime në bregdet, kur Delli e kishte marrë në telefon duke e lutur që ta pranonte postin ngase ato ditë Prishtina po kalonte ditë shumë të ftohta: po përballej me krizën presidenciale, ndërsa faktori ndërkombëtar po kërkonte dikë jashtë spektrit politik për të marr postin e unifikuesit të vendit. E sikur të mos mjaftonte kjo, çdo minutë pritej me frikë edhe publikimi i raportit-bombë nga Raportuesi i Këshillit të Evropës, Dick Marty, ndërsa Prishtina zyrtare tashmë e dinte përmbajtjen e tij.
Chrisi i Beratit kishte ngelur në përgjithësime dhe po notonte në një fushë thashethemnajash pa argumentuar atë që kishte deklaruar, për dallim prej Surroit i cili kishte shpjeguar gjer në hollësi biseda, ngjarje e pjesëmarrje. Delli as sot nuk po e mohon versionin e Vetonit se Ambasadori kishte qenë i pari që i kishte telefonuar. Për më tepër ishte marrë me familjen e Surroit (ata që hyjnë në Saraj vështirë se i shpëtojnë kësaj) me ofendime dhe duke i dhënë këshilla që të shkruaj një libër, por me kusht që ai të ishte ndrikull i librit dhe ta emërtonte personazhin kryesor, me zarf bile.
Delli në debat kishte humbur rrastë. Kishte rënë aq poshtë saqë edhe nëpunësit e Sarajit nuk po e përdornin më si kalë beteje. Maliqi do mundohej ta arsyetonte me “Delli tani shkon e nuk po e sheh të nevojshme të përgjigjet”, sikur të ishte dado i tij, ndërsa debatin e kishte quajtur si krejt të pavlerë.
Spikeri, disi si nëpër hundë po thoshte “priti tash zagarët”. Berati më nuk do përsërisë fraza idioteske si “fali o Chris se nuk dinë çka po bëjnë”. Batoni do të priste si do të përfundojë debati, e varësisht prej përfundimit do të mbante qëndrim. Ndërsa, Iliri po e sheh se e paska shkruar kot elegjinë për ëndrrën.
Ëndrra nuk ka vdekur…
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/aksident-me-fa-780x439.jpg)
Aksident me fatalitet në Carralevë, humb jetën një 42-vjeçar nga Suhareka
![Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/QNR-zgjedhjet-lokale-2021-foto-Ridvan-Slivova-21-780x439-1.jpg)
Numërohen 99.72 për qind, këto janë votat për partitë politike
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/erion-veliaj-780x439.jpg)
“Vila s’është e imja”, dëshmia e Veliajt: Mallkuar qoftë kush punon në këtë vend
![Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/GJEEEJA.jpg)
Xheneta i bën 'diss' Gjestit, shfaqet si protagoniste kryesore në klipin e këngës "Pishman" të Adrit dhe Ilirianës
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/476206721_10161362451642759_2030955817722221211_n-e1739385570238-780x439.jpg)
"LDK do ta arrijë rreth 20 për qind", Abdixhiku: Do të qëndrojmë në opozitë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re