Nekrolog i heshtur, 17 JANARI: Rënie për çdo kohë
17 janari bashkëdyzon dhembjen dhe dashurinë, tragjiken dhe madhështoren. Edhe pse është ditë dimri me ngricë e të ftohtë, dielli mund të shndris dhe të na kujtoj se edhe në këtë ditë (ri)kujtohet: Turqit, po t`mos ishte kjo ditë, nuk do t`i kërkonin eshtrat e mbrojtësit të kulturës perëndimore për shëndetin e Perandorisë (Për fat!); plumbat në trupat e tre dëshmorëve do të shërbenin për gjueti nacionalizmash ballkanik në Undergrubenbah dhe Kinostudio “Shqipëria e Re” apo “Alba-Filmi” do ta kishte një rol- aktor më tepër!
Përvjetorët as nuk ngushëllohen, as nuk festohen. Si një prerje mes mortjes dhe dasmës përvjetorët, me rikujtimin madhështor që ka herë- herë vdekja dhe me pavdekësinë e tyre, krijojnë një pikë lidhëse, krijojnë imazhin në këtë dekadë të pambaruar për pathyeshmëri dhe aktualitet që, fatkeqësisht, rrjedh ende dhembje. Në historinë e një kombi, të shumta janë ditët që i përkujtojmë, si ngjarje që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme. Dhe personalitetet gjithashtu. Një ndër to, është 17 janari në shekuj e vite: Me 17 janar 1468 vdiq Skënderbeu, me 17 janar 1982 vriten vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zeka, me 17 janar 1993 vdes aktori Ndrek Luca, me 17 janar …
Kaluan 17 vite (N. Luca), 28 vite (vëllezërit Gërvalla dhe K. Zeka), 5 shekuj e më shumë që 17 janari hyri në kalendarin e datave historike që rikujton fatet e dhembshme- tragjike por edhe fitoret dhe lavdinë heroike të popullit shqiptar.
Me 17 janar të vitit 1982 në Untergrubenbah, fshatë afër Shtutgardit, pas një atentati klasik vriten në pritë J. Gërvalla bashkë më vëllain Bardhoshin dhe shokun e tyre K. Zeka.
Figura e tretë madhore, në ketë atentat, vdekja e fundit pas intervenimit të vrasësit të dytë, mjekut Vidiç, Jusuf Gërvalla poet prozator, dramaturg, romancier, përkthyes, këngëtar futet në mozaikun e ndritshëm të historisë kombëtare si figurë qendrore në dimensione të gjëra edhe të shtrirjes vepruese- atdhetare dhe krijuese artistike.
Jusufi pas arratisjes në Gjermani, si një personalitet tashmë i formuar dhe konsekuent në gazetarinë kosovare, vazhdon për një kohë edhe atje nxjerrjen dhe redaktimin e disa revistave. Përkundër aktivitetit të dendur politik e publicistik tregon afinitet edhe si shkrimtar: vëllimet me poezi “Fluturojnë e bien”, “Konjush e verdhë dhe “Shenja të shenjta, pasta romani që i mbeti në dorëshkrim “Rrotull”, dramën “Procesi”, etj.
Vetëm atëherë kur dështoi diplomacia serbosllave në dezinformatat e saja, ajo, aktivizoi policinë sekrete. Në prani të mjekëve dhe përfaqësuesve të ligjit deklaron: “Deklaroi se mua Jusuf Gërvallën, vëllain tim Bardhoshin dhe shokun Kadri Zeka i vrau policia e fshehtë jugosllave…për të vetmen arsye se ne luftojmë për të drejtat e shqiptarëve të Kosovës…” Nga e gjithë kjo, dilema: Vetë Jusufi i kishte parë fytyrat e krimineleve por nuk i kishte identifikuar: “Vrasësit i pashë, por nuk i njoha. Nëse janë shqiptar kurrë mos u zbulofshin.” Rënie atdhetare, testament kombëtar, flijim për rilindje, vdekje për vrasësin, udhërrëfim për falje. Vetëm kjo vdekje e testamenton jetën dhe të ardhmen.
Kadare shkruan (ia kushtoi edhe një prozë emblematike “”Balada për vdekjen e J. G.”): se “Vrasja e J. Gërvallës ndërpreu veç të tjerash një nga krijimtaritë më origjinale e më kolorite të letrave shqipe… Vdekja e tij s’ishte veçse një prerje.” Ndërsa poeti N. Papleka:
Në botë ka vdekje të ndryshme
Dikush vdes ende pa lindur
Dikush vdes ditë për ditë
Po burrat vdesin veç një herë
Për të rilindur një mijë herë
Veç një herë vdiq Jusuf Gërvalla
17 janari i papërcaktuar nëpër vite:
“…17 JANARI TA KUJTON TERRIN. KJO DITË BASHKËDYZON DHEMBJEN DHE DASHURINË, TRAGJIKEN DHE MADHËSHTOREN. NJË ANKTH I PËRZIER ME FRIKË. EDHE PSE ËSHTË DITË E KTHJELLTË DIMRI ME NGRICË DHE TË FTOHTË, DIELLI MUND TË SHNDRISTE (NË DEKADËN E FUNDIT TË SHEKULLIT XX DHE FILLIMMILENIUMIN E TRETË JANË BASHKËDYZUAR EDHE STINËT) DHE TË NA KUJTONTE SE EDHE NË KËTË DITË JETOHET. TURQIT, PO TË MOS ISHTE KJO DITË, NUK DO T’I KËRKONIN ESHTRAT E MBROJTËSIT TË KULTURËS PERËNDIMORE PËR SHËNDETIN E PERANDORISË; PLUMBAT NË TRUPAT E TRE DËSHMORËVE DO TË SHËRBENIN PËR GJUETI NACIONALIZMASH BALLKANIKË NË UNTERGRUBENBAH; KINOSTUDIO “SHQIPËRIA E RE” APO “ALBA – FILMI” DO TA KISHTE NJË ROL – AKTOR MË TEPËR…”
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lumbardh Salihu jashtë listës së më të votuarve në LDK deri më tani, shanset për t’u bërë deputet zvogëlohen

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame