LAJMI I FUNDIT:

Në veshjet e brendeve të njohura janë gjetur substanca helmuese

Në veshjet e brendeve të njohura janë gjetur substanca helmuese

Organizata ndërkombëtare “Greenpeace” ka zbuluar rezultate aspak të këndshme për 14 brende të modës dhe veshjeve sportive.

Pasi janë analizuar mostrat nga materialet me të cilat prodhohen kreacionet e tyre, është vërejtur se ato përmbajnë mbetje të substancave të dëmshme, siç është nonilfenol etoksilati.

Në deklaratën e “Greenpeace” thuhet se substancat e dëmshme kimike janë gjetur te markat, si Adidas, Uniglo, Calvin Klein, H&M, Abercrombie & Fitch, Lacoste, Converse dhe Ralph Lauren.

“Nonilfenol etoksilati gjatë zbërthimit formon nonilfenolin, i cili ka pasoja të përhershme helmuese duke çrregulluar prodhimin e hormoneve. Këto substanca në sasi shumë të vogla dëmtojnë shëndetin njerëzor dhe ambientin”, kanë thënë nga kjo organizatë.


Produktet të cilat janë analizuar kanë qenë të prodhuara kryesisht në Kinë, Vietnam, Filipine dhe Malajzi. /Telegrafi/