LAJMI I FUNDIT:

Në teatrin alternativ të kukullave!

Ky është një shkrim, për përkatësinë, për këtë ndjenjë që na jep fuqi e flatra dhe na bënë rob njëkohësisht. Kjo ndjenjë që na e bllokon arsyen kritike dhe na e falë adhurimin për kukullat. Na ngazëllen kur dikush nga ne, e çanë rrethin dhe ikë nga ne dhe pastaj bëhet yll në qiell. Lumturohemi edhe pse nuk e kemi njohur deri atëherë as kemi dëgjuar për të, e ndoshta edhe e kemi përbuzur. Ndihemi të turpëruar për një të keqe që e ka bërë dikush që as e njohim as e dimë, vetëm pse ai/ajo dhe ne jemi “të nxemë një dielli”. Ne! Tingëllon fuqishëm. Dy shkronja që përbëjnë shtëpinë.

Në shkrimin e kaluar po flisja për ne dhe shqiponjat, këtë relacion mitik për të cilin shqiponjat nuk duket të kenë dëgjuar asgjë. Sa për mua, duke njohur fuqinë e njeriut tonë të zakonshëm, i cili iku plot frikë dhe u kthye plot shpresë në këtë vend, shqiponja m’u duk e padenjë për krahasim.

Gjithkush e ka një pikë fizike prej nga ikë dhe kthehet. Kjo ndodhë edhe në rrafshin emocional. Nëse nuk ke identitet, nëse refuzon të identifikohesh atëherë ti s’ke shtëpi. Ndërtesat e mëdha që po ndërtohen kodrave e rrafshit, nuk janë shtëpi, ato janë veçse strehë për ta mbuluar kokën. Vjen njeriu, e len shtëpinë dhe vendoset në ngrehinat moderne. Pas disa gjeneratash as fëmijët më nuk e gjuajnë biçikletën prej katit të pestë. Edhe “roletnet” nuk i kërkojnë nja dy kate më lart. Ndërtojnë identitet urban.


Ideja se përkatësia nuk është krim që duhet heshtur, nuk është marre që duhet të të bëjë të ulësh kokën, diskutohet me të madhe nëpër rrjetat sociale dhe po merr kuptim të ri. Mbase kjo është magjia dhe “mëkati” i rrjeteve sociale në internet. Parlamentet më nuk shprehin asgjë, përtej asaj që shpreh një teatër i kukullave.

Përkatësia është pika jote startuese, por edhe caku yt.

Robinsoni në ujdhesën e pabanuar kishte sjellë me vete krejt çka kishte shpëtuar nga anija, nga bota e tij dhe mund të i hynte në punë për me ta ndërtuar jetën e tij të re, gjithsesi të imponuar. Ai kishte sjellë madje edhe një orë, e cila dorën në zemër shumë pak do të i hynte në punë aty ku nuk ndodhte asgjë, ku nuk ngutej askund, në asnjë takim apo nuk i ikte asnjë tren! E kishte marrë sepse kjo ishte një shprehi e trashëguar në gjenerata. Ajo përfaqësonte civilizimin e tij, idenë se koha është resurs i çmuar dhe se duhej bashkërenduar veprimet tua në kohë dhe hapësirë me një numër të madh njerëzish të shoqërisë tënde, të kulturës tënde. Po ndërtonte jetën sipas modelit të vendit prej nga kishte ardhur dhe përkundër faktit se dikur i siguroi të gjitha, prapë synonte të kthehej te komuniteti.

Njeriu don të veçohet prej grupit për të shprehë veten e tij, por don edhe ta përcaktojë rrethin e tij, ambientin e tij, aty ku ndihet në shtëpi, me njerëz të vet. Kur ti e sheh ndryshe rrethin tënd, të quajnë mohues, jo-patriot e mbase edhe më keq, sepse shumica mendojnë se rrethin e mban mesatarja. Në fakt mesatarja i duhet politikës. Rrethin e mbajnë idetë e mëdha, të cilat edhe pse shpesh nuk kuptohen nga masa, ato në fakt e drejtojnë atë.

Sapo don ta mohosh përkatësinë, ashtu kot për të qenë ‘In’, të dalin para sysh dhjetëra momente plot emocion dhe energji kur, përkundër individualitetit të theksuar, je ndier i mbushur, i plotë, je ndier mirë sepse je ai që je, sepse je pjesë e diçkaje që shkon përtej dhe përmes teje dhe që përmban pjesën më të madhe të asaj që ndien, dëshiron dhe synon edhe ti.

Dhe menjëherë të shpaloset parasysh flamuri gjigant kuq e zi, shtof i mëndafshtë njëqind metrash, i cili nën tingujt e himnit kombëtarë rrëshqet mbi duart dhe kokat e njerëzve tu që nuk i njeh me emër, rrëshqet pjerrtas teposhtë, duke e ndezë dhe përhapë zjarrin në zemrat dhe sytë e publikut në tribuna, e për më tepër në sytë e milionave nëpër ekrane. Ngjarja e madhe zhvillohet ne vendin ku flitet shqip, të ndarë me shumë kufij, por edhe nëpër tërë globin e rrumbullakët ku janë shpërndarë shqiptarët, qoftë të ikur nga skamja, qoftë duke ikur nga dhuna, qoftë të thirrur nga ambicia dhe shpresa.

Këtë zjarr, as golat e shumtë që i merr kombëtarja, as tabelat e kualifikimit ku e ruajmë me xhelozi fundin, nuk arrijnë të shuajnë në sytë e tyre. Njerëzit e kërkojnë prapa krenarinë, njerëzit kërkojnë të ndihen faktorë dhe të veçantë, diçka që ua morën në fusha të ndryshme të betejave, prijësit e tyre të pashpirt, të padije e të uritur skajshmërisht për një trohë pushtet.

Kështu vijnë e shkojnë idetë dhe ideologjitë, marrin me vete atë që munden dhe e lënë pas vetes atë që zë vend, që lëshon rrënjë. Të tjerat ose i humbin rrugës ose i mbulon pluhuri i harresës ose i shpërlanë shiu i parë.

E kur jemi te shiu, mu kujtua një këngë e bukur që i këndonte lirisë së fituar “Çka po dojmë na po bajmë … edhe nëpër shi na knojmë”.

Ajo që nuk shkon askund, ajo që nuk të shqitet është ndjenja jote e veçantisë, e përkatësisë, e cila edhe kur shkëputesh nga trungu, vetëm pas disa gjeneratave mund të mjegullojë pamjen mbi drurin e familjes, mund të transformohet. E pse të mjegullohet? Identiteti është ideologjia e re në lëkurën globale të leopardit. Ndërkohë, nën këtë bashkëqeverisje korruptive kënga ka marrë një refren tjetër, duke e shprehu dhimbshëm pafuqinë e njeriut të zakonshëm për të ndryshuar diçka:
“Çka po dojnë , po na bajnë …!”

“Qysh po dojnë pe kthejnë, vlla! Maruem tuj rreh shuplakat. Kurr se di për çka! U ba njejt ma”- po i thoshte një i dehur mikut të tij, duke dëgjuar lajmet për ndryshimet kushtetuese dhe shtyrjen e mundshme të zgjedhjeve. “Hajt, se ‘ata’ e dijnë”!.

Me sevda, vëlla, merre me sevda! Tashmë je aktor në teatrin e kukullave. Edhe skenën ta kanë ngjyrosë për qejfi. Edhe ngjyrat t’i ndërrojnë nëse nuk të pëlqejnë. Veç penjtë mos i këput, vëlla, se nuk bënë!

Më së shumti po më dhimbsen ata që po i lëvizin penjtë! Maruan krejt!

Në trend

Më shumë
Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Nesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën

Magazina
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa

Premier League
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje

Serie A
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin

Magazina
Kalo në kategori