LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri rriten 10 për qind çmimet e barnave

Në Shqipëri rriten 10 për qind çmimet e barnave

Çmimet e barnave rriten që nga e marta dhe do të jenë tani 10 për qind më të shtrenjta. Farmacistët thonë se llogaritja e çmimit do të bëhet nga vetë ata bazuar në çmimin e mëparshëm i cili është i vendosur në pullën e sigurisë.

Kjo do të vlejë vetëm për ilaçet të cilat janë aktualisht në gjendje ndërsa për furnizimet e reja, pullat e emetuara do të kenë të përfshirë edhe TVSH-në në10 për qind.

Sa i përket importuesve, atyre tashmë u ka shkuar udhëzimi për mënyrën si do faturojnë barnat që kanë në magazinë, raportoi Ora News.

Ndërkaq Ministria e Financave ka bërë të ditur se vendosja e TVSH-së jo vetëm që do të ulë abuzimet e bëra deri tani me çmimet, por nuk do sjellë asnjë kosto tjetër për qytetarët. /Telegrafi/


Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori