LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri pritet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Në Shqipëri pritet ulja e çmimit të energjisë elektrike

Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Bordi i ERE-s do të mblidhet të martën dhe do të diskutojë uljen e mundshme të çmimit.

Nëse propozimi i zv.kryeministres Balluku do të miratohet, ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jo buxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.


Nëse vendimi për rishikimin e çmimit për familjarët do të ndryshojë të martën, ai pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti.

Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Plani i qeverisë është që familjet të cilat do të konsumojnë më pak se 800 kilovat-orë energji elektrike në muaj, në të ardhmen të paguajnë më pak.

Vendimi për këtë ulje të çmimit të energjisë, vjen afro 2 vite pasi qeveria paralajmëronte rritje të çmimit të energjisë për ata që konsumonin mbi 800 kilovat në muaj për shkak të krizës së energjisë.

Në trend Lajme

Më shumë
Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lushtaku paralajmëroi fundin politik të Limajt, reagojnë nga Nisma: Për këtë vendosim ne

Lajme
Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Feith thirrje Kosovës: Mos e merrni të mirëqenë mbështetjen e SHBA tani e tutje

Lajme
Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Të mërkurën nis numërimi i votave të diasporës

Lajme
Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Dyshime për “Trenin Bullgar” në Gjakovë – PDK kërkon krijimin e një komisioni për të hetuar kutitë e votimit

Lajme
Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Aksident mes tri veturave në rrugën Prishtinë-Gjilan, lëndohen gjashtë persona

Kronika e Zezë
Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Rreziku nga sulmet kibernetike, policia del me apel: Mos hapni mesazhe dhe email-e të dyshimta

Lajme
Kalo në kategori