LAJMI I FUNDIT:

Në rajonin e këtij polici të verbër, për 10 vite nuk është shënuar asnjë krim

Në rajonin e këtij polici të verbër, për 10 vite nuk është shënuar asnjë krim

Një polic i verbër ia ka dalë ta mbajë qytezën e tij të lindjes në jug të Kinës, pa asnjë krim për më shumë se dhjetë vite.

Pan Yong filloi ta humbte shikimin në 2002-shin për shkak të glaukomës dhe kataraktit. Sot ai thjesht mund ta ndiejë dritën.

Megjithatë kjo nuk e ka penguar 43-vjeçarin të kryejë detyrën e tij si i vetmi polic i qytezës Lanba në provincën e Guizhout.

Ai është përgjegjës për rendin në tri fshatra administrativë dhe 13 fshatra më të vegjël përgjatë 38 kilometrave vijë hekurudhore.


Në dhjetë vite që Pan bën këtë punë, në zonë nuk është regjistruar asnjë rast kriminal, probleme me sigurinë publike apo aksidente trafiku.

Një pjesë të mirë në suksesin e 43-vjeçarit ka edhe e shoqja, Tao Hongying. 46-vjeçarja është roje sigurie në stacionin lokal hekurudhor dhe e ndihmon të shoqin në punën e tij të përditshme.

“Nuk është ndonjë detyrë e lartë, por e dua këtë profesion. Ime shoqe më quan të varur pas punës. Thjesht mendoj se kontribuoj më shumë kur qëndroj në postin tim, edhe kur nuk e kam për detyrë. Megjithëse nuk i shoh dot më trenat, mund t’i dëgjoj. Besoj se duke u shërbyer njerëzve jeta ime merr kuptim të vërtetë”, shprehet Pan Yong. /Shekulli/

Në trend Fun

Më shumë
Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Turku thyen rekordin botëror të goditjes në distancë të një objektivi me sëpatë

Fun
Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Google Maps tregon dy persona të varrosur nën pistën e një aeroporti në SHBA - arsyeja është e çuditshme

Interesante
Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius –  i djegë viktimat për së gjalli

Misteri i lumit në Peru, temperatura e ujit arrin në 100 gradë celsius – i djegë viktimat për së gjalli

Interesante
Macja e kujdesshme ngushëllon gruan që pretendonte se qante

Macja e kujdesshme ngushëllon gruan që pretendonte se qante

Fun
Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me

Sa kushton të kalosh një natë në hotelin e vetëm me "10 yje" në botë?

Interesante
Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Princi i Dubait ka aq shumë para, se që 200 personave do iu duheshin dy vjet për t'i numëruar të gjitha

Kalo në kategori