LAJMI I FUNDIT:

Në pranga i dyshuari për vrasjen te ish-Blloku

Në pranga i dyshuari për vrasjen te ish-Blloku

Policia dhe forcat e RENEA-s arrestuan të mërkurën të dyshuarin si autor kryesor të vrasjes së Nadien Zenelit në 13 qershor, në zonën e ish-Bllokut.

Operacioni është kryer në fshehtësi të plotë dhe për momentin nuk bëhet i ditur emri i të arrestuarit. Policia njofton se është vënë në kërkim edhe të dy bashkëpunëtorëve të vrasjes.

Nadien Zeneli, 32-vjeç nga Dibra, ishte pronar i një firme kromi në Bulqizë dhe sipas policisë pista kryesore e hetimit ishte një konflikt i mundshëm për shkak të biznesit.

Në atentatin që iu bë 32-vjeçarit nga Dibra, mbetën të plagosur edhe dy shtetas të tjerë, të ulur me të në të njëjtën tavolinë, Taf Mandri 23 vjeç dhe Bledar Miha. /Telegrafi/