LAJMI I FUNDIT:

Në pranga autori i grabitjes së lokaleve

Në pranga autori i grabitjes së lokaleve

Policia e Tiranës njoftoi të martën se është identifikuar autori i dyshuar për vjedhjen e dy lokaleve, njëri në muajin maj dhe tjetri në mes të muajit qershor në kryeqytet.

Sipas policisë, autori i këtyre vjedhjeve është Ardian Lekaj, 39 vjeç, banues në Tiranë. Mësohet se Lekaj ishte shpallur në kërkim nga komisariati numër 2 në kryeqytet për konsumim të veprës penale të vjedhjes të një lokali më 26 Maj 2011 si dhe dokumentimin ligjor të një tjetër vjedhje, e ndodhur më datë 13 qershor 2011, në rrugën “Muhamet Gjollesha” në Tiranë.

Pas arrestimit të 39-vjeçarit, ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale të vjedhjes./Telegrafi/