Në një kohë kur Angela Merkel dhe Emmanuel Macron kremtuan në takimin e nivelit të lartë të BE përbashkësinë gjermano-franceze, përçarja me evropianolindorët po shtohet.
Ky takim i nivelit të lartë duhej të përhapte optimizëm: negociatat e Brexitit që tani u lihen profesionistëve, kësaj iu shtua edhe një ofertë britanike për të drejtat e qytetarëve të BE në Mbretërinë e Bashkuar pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE. Kjo ofertë vërtet që tani kritikohet si e pamjaftueshme dhe e paqartë, por konsiderohet përparim.
Tani, 27 shtetet e tjera anëtare duan të avancojnë me vrull projekte të reja. Simbolike ishte edhe konferenca e përbashkët e shtypit e Kancelares gjermane, Angela Merkel dhe e Presidentit francez, Emmanuel Macron.
Merkel e quajti takimin e nivelit të lartë “një këshill optimizmi dhe dinamizmi”. Fjalë të tilla thuhen edhe më lehtë, kur rritja ekonomike praktikisht në të gjitha shtetet, edhe në ato të dobëtat, ka avancuar më tej. Eurozona madje ka lënë pas vetes tremujorin më të mirë në gjashtë vitet e fundit, gjë që përballë krizës shumëvjeçare nuk do të thotë shumë.
Presidenca estoneze e radhës e BE nuk dëshiron të mjaftohet me këtë. Estonia konsiderohet si vendi model i digjitalizuar i Evropës. Kryeministri estonez, Jüri Ratas paralajmëroi në Bruksel: “Të dhënat (digjitale) janë industria e qymyrit dhe e çelikut e së ardhmes. Prandaj ne duhet të jemi të parët në tregun botëror të ekonomisë digjitale.”
Shpërndarja e refugjatëve? Për momentin pa shanse
Një pozicion drejtues kërkon BE edhe në ruajtjen e tregtisë së lirë. Atë BE e sheh të rrezikuar nga tendencat proteksioniste të Presidentit të SHBA, Donald Trump. Nga ana tjetër, BE nuk është “naiv”, siç tha Macron. Të qenurit të hapur kërkon edhe sjellje korrekte. Në qendër të kritikave është para së gjithash Kina.
Atmosfera e mirë pas depresionit të Brexit-it nuk qe e thënë të përhapej në të gjitha fushat. Nga njëra anë kemi këtu temën e migrimit. Pikërisht ai me të cilin lidhen shpresa, Macron, i zemëroi që në krye evropianolindorët, të cilët kundërshtojnë të pranojnë refugjatë nga shtetet kryesore ku shkojnë refugjatë, Greqi dhe Itali. Macron u ankua që nuk jemi në “supermerkato” dhe BE nuk ka ndërmend “vetëm të shpërndajë para, pa pyetur për vlerat evropiane”. Ai vërtet që nuk përmendi emra, por të adresuarit u ndjenë të prekur, si p.sh. Hungaria. Kryeministri hungarez, Viktor Orban ia ktheu me të njëjtën monedhë, dhe sa ky ishte “një shqelm”, Macron është “i ri” këtu dhe “ndërhyrja e tij pak inkurajuese”.
Për t’i qetësuar valët, Macron u takua në kuadër të takimit me anëtarët e Grupit të Vishegradit. Por nga takimi nuk rezultoi gjë. Merkel tha pas takimit se në çështjen e sigurimit të kufijve të jashtëm “ne jemi shumë, shumë dakord”. Por për fat të keq nuk u shënuan “përparime në çështjen e shpërndarjes”.
Frika nga konkurrenca evropianolindore
Macron druhet se i gjithë projekti evropian është në pikëpyetje, sepse punëmarrësit në vendet e pasura kanë frikë nga konkurrenca evropianolindore. Macron para pak kohësh shpjegoi me këtë edhe Brexit-in, kur tha: “Si erdhi puna deri te Brexit-i? Sepse punëmarrës nga Evropa Lindore zunë vende pune britanike”. Prandaj Macron kërkon që të ndryshohet direktiva e BE dhe që punonjësit e dërguar evropianolindorë të paguhen njësoj si ata vendas, p.sh. si francezët. Mbështetje për këtë ai ka nga Gjermania dhe Austria. Por evropianolindorët e kundërshtojnë rreptësisht marrjen e përparësisë në konkurrencë.
Ky takim i nivelit të lartë tregoi se dyshja gjermano-franceze fitoi me Macronin vrull të ri dhe me të mund të nxiten edhe projekte të reja evropiane. Por njëkohësisht, hendeku midis Perëndimit dhe Lindjes, shteteve të vjetra dhe anëtarëve të rinj të BE kërcënon të thellohet edhe më tej. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Turistja gjeti vdekjen pasi “ra nga parashuta” në mes të fluturimit – momenti i aksidentit në një zonë të Kolumbisë
Trump kërcënon Putinin me ‘taksa, tarifa dhe sanksione’ nëse ai nuk ndalon luftën në Ukrainë
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
Zbulohen detaje të letrës që Biden i la Trump
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së
Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë merr donacionin më të madh financiar
"Gjesti flet vetë": Gjermanët reagojnë ashpër ndaj “përshëndetjes naziste” të Musk
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!