Në një vend ku të gjithë mendojnë njësoj, asnjë nuk mendon shumë
Ngjarjet e fundit në vend, rrethanat e ndryshme politike si dhe proceset nëpër të cilat po kalojmë, gjithsesi ngacmojnë vëmendjen tonë, fatkeqësisht edhe kësaj radhe për të keq. Këto ditë ishte Kongresi i VI-të i partisë më të madhe që udhëheq me vendin tonë.
Ky Kongres nisi me shumë përshëndetje, sa të ftuar kishte po aq fjalime, dhe fitohej përshtypja që jemi në demokracinë më të madhe në botë (Indi) kur dëgjonim akronimet e partive të ftuara. Aq shumë kishte parti sa nisën edhe të ngatërroheshin. Sa shumë parti, sa shumë diversitet edhe sa “mendime”. Në ato fjalime u përmendën disa liderë që janë lidhur me Zotin dhe me popullin, liderë që mbi supe kishin bartur procese shumë të mëdha për të ardhmen e vendit, si dhe liderë që ishin botëkuptimi i shpresës.
Erdhi radha e protagonistit. Përshëndetjet e panumërta në fillim të fjalimit dhe më pas çështjet tjera të përmendura në fjalim na e ofruan tablonë e një parajse që po ndërtohej mbi tokë… Ajo parajsë po quhej Kosovë. Me një arsim që do na kishte lakmi secili vend në botë, me infrastrukturë rrugore të pakrahasueshme në rajon, me një sundim të rendit dhe të ligjit, si dhe më e rëndësishmja mirëqenia e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës. Për një çast, lajthita me realitetin. Ku po jetoja unë vallë?!
A nuk jemi vendi ku disa herë u vodhën dhomat e dëshmive, ku 1.4 milion e miliona të tjera qarkullojnë dorë më dorë dhe askush nuk jep përgjegjësi, ku në fakultete konfiskohen 150 indeksa për dyshime keqpërdorimesh? A nuk jemi të fundit në çdo ranglistë që ka të bëjë me korrupsionin, lirinë e mediave dhe transparencën dhe së fundmi, a nuk jemi vendi më i izoluar në Evropë? Për cilat përparime po flasim, sepse nuk e kam të qartë?!
Me këto lëvdata përfundoi nata e parë e kongresit.
Në ditën e dytë gjithçka ishte gati për ta zgjedhur kryetarin e partisë. Edhe kësaj radhe ndonëse është partia me numrin më të madh të anëtarëve dhe “intelektualëve”, kandidat për kryetar ishte vetëm një, e ai ishte Hashim Thaçi. U votua me aklamacion dhe nuk doli asnjë kundër. Gjëja e parë që më shkoi ndërmend ishte thënia e Walter Lippmannit të cilën mendoj se në Kosovë duhet ta shkruajmë me shkronja ari. Në këtë thënie thuhet: “Në një vend ku të gjithë mendojnë njësoj, asnjë nuk mendon shumë”. Sa keq.
Të gjithë ata intelektualë. Ata që menduan ndryshe nga disa pjesëmarrës, u ftuan që të merrnin pjesë, megjithëse pas iu vunë nofkën “të lajthiturit”. Për këta “të lajthitur” duhet të bëhet një shkrim më vete, megjithatë nuk bën pa u përmendur.
“Të lajthiturit” ditë më parë thanë që në partinë që do të mbante Kongresin e saj të VI-të nuk kishte demokraci të brendshme, kishte vendime autoritare, dhe kishte liderë që vepronin kokë më vete. Të tillët që ja lejuan vetes të mendoni ndryshe dhe më e rëndësishmja të flisnin ndryshe u neglizhuan, nuk iu dha përkrahje dhe u anashkaluan. Kur këto thirrje hasën në vesh të shurdhër të kolegëve partiak, u kuptua që në shumicën e partive në Kosovë jo vetëm se nuk parapëlqehet mendimi ndryshe, por ndalohet. Dhe guximi për të menduar e folur ndryshe – dënohej.
Frederik Nietzsche për të menduarit ka një thënie. Ai thotë: “Mënyra më e mirë për të korruptuar një të ri është ta udhëzosh të ketë mendim më të lartë për ata që mendojnë si ai sesa ata që mendojnë ndryshe”. Ky korruptim intelektual dhe kjo marrëzi demokratike i thyen shpresat pa nisur ndërtimi i tyre, prishë ëndrra, zgjatë agoni dhe thellon tmerrin që ka kapluar vendin tonë tash e sa vite.
Të mendosh ndryshe është pasuri dhe guxim. Të guxojmë e të shpresojmë dhe të mendojmë ndryshe. Në rastin më të keq të ëndërrojmë. Por, për ta realizuar ëndrrën duhet të zgjohemi.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/xhenja-780x439.jpg)
Xheneta reagon për herë të parë pas fjalëve të Gjestit në spektaklin e së martës BBVA, teksa bën edhe një paralajmëriim
![Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/89E3925D-036E-4242-9B09-636353A56807_w1597_n_r1_st-780x439-1.jpg)
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë
![Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-12T183206.832-780x439.jpg)
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi
![Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/BLERA.jpg)
Blerina Kllokoqi Rugova zgjidhet si kreatorja zyrtare për të dizajnuar uniformat e Ushtrisë së Kosovës
![Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-76.jpg)
Trump thotë se ka folur me Putinin - zbulon detajet e bisedës
![Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_20-7-780x439.png)
Gjesti paralajmëron produksionin e Big Brother në Kosovë e Shqipëri: Vetëm sa të dal, ma keni futur pas shpinës
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-harta-780x439.jpg)
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin
![Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ronaldo-1-780x439.png)
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi
![Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/doarsa-ldk.jpg)
Nënkryetarja e LDK-së: PDK bën qeveri imagjinare në WhatsApp, VV e merr seriozisht
![Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/393a13ff-ee47-4459-a1a0-08dd4a814ce6_w1597-e1739314251878-780x439.jpg)
Partitë e komuniteteve joserbe vendosin kushte për votimin e qeverisë së re - Duda Balje kërkon komunën e Zhupës
![UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/haaaaaaland-780x439.png)
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt
![Berisha i PLE](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/veton-berisha-780x439.jpg)
Berisha i PLE "kushtëzon" votën për qeverinë e re