Në mes të ndarjes dhe sovranitetit
Lufta e paepur e politikës serbe kundër pavarësisë së Kosovës më në fund po shpërblehet. Serbia nuk “humb gjithçka” dhe Kosova nuk “fiton çdo gjë”! Në mes të ndarjes së Kosovës dhe sovranitetit të saj është gjetur kompromisi: autonomi serbëve në veri dhe status special gjetiu në Kosovë.
Ka kohë që presidenti i Serbisë, Boris Tadiq po i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që ta rishikojë statusin e Kosovës në raport me realitetin. Realiteti, sipas Tadiq tregon se në Kosovë paralelisht funksionon shteti serb. Cilat janë faktet? Në veri shumica e popullatës ekzistuese është serbe. Ajo nuk pranon shtetin e Kosovës dhe atje shteti serb është në epërsi. Këtë realitet serbët e kanë arritur me dhunë duke përzënë shqiptarët nga veriu i Mitrovicës. Mirëpo, paralelizmi serb nuk i mbulon në mënyrë efektive pjesët tjera të Kosovës ku banojnë serbët.
Në bazë të këtij realiteti, në rastin më të mirë Tadiq do të dëshironte që ta ruante sovranitetin e Serbisë sipas kushtetutës ekzistuese serbe, pra me Kosovën nën sqetull. Meqë kjo është e pamundur, Serbisë i mbeten dy opsione tjera. I pari, ndarja territoriale e Kosovës dhe i dyti, autonomia e veriut dhe statusi special për pakicën serbe gjetiu në Kosovë. Në rast të ndarjes, Beogradi do të dëshironte të merrej vesh me Tiranën e jo me Prishtinën. Kjo për shumë arsye.
Një, Serbia dëshiron ta injorojë shtetin e Kosovës dhe luftën e saj për pavarësi meqë çdo marrëveshje me Prishtinën zyrtare do të thoshte legjitimim i këtij realiteti. Kjo do të paraqiste një hendikep jo vetëm për objektivat e tashme serbe, por edhe për çdo projekt tjetër për ta rimarrë Kosovën.
Dy, duke ditur se shkëputja e copës së mishit nga trupi yt nuk i shkakton dhembje vëllait, në marrëveshje me Tiranën, Beogradi do t’ia arrinte më lehtë të fuste nën kontroll një pjesë më të madhe të territorit të Kosovës.
Tre, duke përdorur Kosovën si një mollë të miqësisë, Serbia do ta shtrinte ndikimin ekonomik mbi tërë hapësirën shqiptare. Kjo automatikisht do ta implikonte ndikimin politik mbi një Shqipëri “të madhe” që do të mund të rrudhej sapo të krijoheshin balancat e reja favorizuese për Serbinë.
Mirëpo, në anën e kundërt të strategjisë serbomadhe, qëndron një strategji e botës demokratike e udhëhequr nga SHBA-të dhe shtetet më të fuqishme të BE-së që Ballkani nga një fuqi baroti të kthehet në një oazë paqeje dhe gradualisht të integrohet në rrjedhat e botës demokratike. Kjo nuk arrihet duke kënaqur epshet serbe për mbizotërim, por duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë popujt e rajonit, të cilët pa dallim, duke përfshirë edhe Serbinë, synojnë integrimin me Evropën.
Dhe, meqë rregullat këtu i bën Evropa vetë nuk ka gjasa që ajo ta pranojë një plan të tillë djallëzor serb. Në këtë fazë, ajo nuk do ta pranonte as bashkimin e shqiptarëve në një shtet. Jo pse shqiptarët e bashkuar do të paraqisnin rrezik potencial për paqe në rajon, siç është rasti me Serbinë, por pse refuzimi i kësaj aspirate deri diku qetëson radikalizmin serb i cili duke parë të ardhmen e shqiptarëve në një shtet të vetëm dëshiron të përfitojë nga rasti për t’i arritur objektivat e veta.
Në të vërtetë, bashkimin e Kosovës me Shqipërinë formalisht e bën të pamundur deklarimi i Kosovës si shtet multi etnik. Pra, shqiptarët nuk do të mund të vendosnin asgjë në emër të serbëve dhe asgjë për Kosovën pa serbët! Kurse një avancim i statusit të pakicës serbe, për të cilën po flitet më të madhe këto ditë, komprometon edhe më tepër idenë e bashkimit kombëtar në të ardhmen.
Edhe pse rrethanat aktuale gjeopolitike nuk e favorizojnë planin serb për ndarjen e Kosovës, lufta e paepur e politikës serbe kundër pavarësisë së Kosovës ka imponuar shqyrtimin e një solucioni të ri që do të dilte si kompromis në mes ndarjes së Kosovës dhe sovranitetit të saj. Kompromisi nënkupton autonominë e veriut dhe moderimin e planit Ahtisari (pra Ahtisari plus) për pakicën serbe gjetiu në Kosovë. Ky rezultati i ofensivës politike serbe pas 17 shkurtit 2008 do të njihet nga Uashingtoni dhe Brukseli, aq më tepër kur kryeministri aktual i Kosovës ka dhënë shenja pozitive para ndërkombëtareve, siç kanë bërë të ditur më në fund edhe burimet e Wikileaks.
Intervenimi i 25 korrikut në veri legjitimon të drejtën e sovranitetit të Kosovës mbi të, si pjesë integrale e saj, por njëkohësisht është katalizator i përshpejtimit të autonomisë serbe atje. Ajo që deri më tash është fshehur “mes rreshtash”, duket se do të dalë në krye të tekstit dhe autonomia e veriut do të jetë titulli i bisedimeve kosovare-serbe.
Përveç Serbisë, kontributi për avancimin e statusit të pakicës serbe i takon edhe BE-së si dhe qeverisë aktuale të Hashim Thaçit. BE duke mos qenë unike ndaj pavarësisë së Kosovës ka bërë presion jo parimor mbi kastën politike të Kosovës që ajo të mos e shtrijë autoritetin shtetëror përtej urës së Ibrit, ndërkohë që EULEX në emër të neutralitetit i ka bërë obstruksion zbatimit të ligjit atje. Ndërkaq, pushtetarët tanë i janë nënshtruar me lehtësi presioneve ndërkombëtare për të mos vepruar në veri, duke llogaritur qoftë në mbështetjen e tyre për pushtet, qoftë në injorimin e aferave korruptive e kriminale ku ata janë zhytur.
Por, duket se faktori ndërkombëtar po shtrydh limonët për të fundit herë para se t’i hedh në kontejnerët e bërllokut.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
"Kosovë e Adem Jasharit ta puthsha plagën" - Jozi del me një video dhe reagon pas kritikave: Ndjej detyrim ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe familjes së Gjestit
Mandl: Serbisë nuk i besohet, njohja e Kosovës është e vetmja marrëveshje përfundimtare
Gjendet i vdekur personi që ishte raportuar i zhdukur në Ferizaj, arrestohet një i dyshuar për vrasjen e tij
Rast i rëndë në Gjermani - nëna dyshohet se vrau dy djemtë e saj, pastaj edhe veten
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?