Në kujtim të një artikulli…
Para më pesë viteve, tri ditë pas shpalljes zyrtare të Pavarësisë së Kosovës nga ana e Parlamentit të Kosovës, saktësisht më 20.02.2008, e kisha shkruar një artikull me titull provokues: “ Jo, nuk u krye, Bac! Vetëm ja ka nisë..:”, dhe të njëjtën ia dërgova disa gazetave dhe disa faqeve tona shqiptare në internet
Për shkak të përmbajtjes tejet kontroverse e cila fare nuk përkonte me realitetin e kohës dhe momentit euforik të kremtes gjithëkombëtare të kësaj shpalljeje, këtë artikull, atëbotë, përveç disa faqeve tona, për mua tejet të respektuara shqiptare në internet, nuk e botoi asnjë gazetë ditore.
A thua, pas pesë viteve, si do ta vlerësoni ju sot këtë artikull, të nderuar miq!
“Jo, nuk u krye, Bac! Vetëm ja ka nisë..:”
20.02.2008
Edhe pse në thellësinë e qenies sime ndjeja një presion që intuitivisht më shpalosej si parandjenjë mangësie dhe dyshimi konfuz, assesi nuk e mohoj faktin se, edhe unë isha pjesë e euforisë së kremtimit të kësaj ngjarje të madhe historike të shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Gjatë kësaj ndjenje të brendshme që më shpalosej si kundërshti në mes të unit tim irracional dhe egos racionale, kjo e dyta veç e kishte përqafuar realitetin e rastit të momentit euforik, duke mos më kursyer as nga lotët e gëzimit.
Në pritje edhe të aktit formal të shpalljes së pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, në kuadrin e skenarit të pasur festiv dhe spontan popullor, veç ishin lansuar format e ndryshme metaforike të shprehjes kreative të kësaj ngjarjeje. Pa dyshim, nga shumë sloganet që veç ishin, dominonte në hapësirën parafestive dhe festive kosovare, si më e përqafuar nga masat e gjera popullore: “Bac, u kry”!
Nuk ka dyshim! Vërtet një slogan i fuqishëm me domethënie tejet sugjestive, por, nga ana tjetër, nuk e di as vetë se si më lindi hamendja se, sa ajo në thelb mund të jetë reale dhe e qëlluar?! Pikërisht ky dyshim paradoksal më shtyri që spontanisht të zhytem në një përsiatje mendimesh.
Menjëherë fillova të bredhi në biografinë e këtij kolosi të madh, simbolit tonë të rezistencës së armatosur kombëtare kundër pushtuesit serb. Shëtita gjatë, por askund nuk gjeta se Baci ynë na paska luftuar dhe na është flijuar për një shtet të pavarur të Kosovës, në të cilën, ne si shqiptarë, në vend se ta presim me gëzim dhe ovacion vendimin formal të Parlamentit të Shqipërisë për bashkimin edhe të një pjese të copëtuar trungut amë, do t’i gëzohemi të kundërtës – njohjen e Kosovës nga Shqipëria si shtet dhe legalizimit të ndarjes së saj! Po ashtu, as që guxoj të paragjykoj se, po të ishte gjallë Baci , do t’i gëzohej këtij shteti, të cilit Kushtetutën ja kanë shkruar të tjerët, ndërsa, në Preambulën e saj, as që pamendet lufta e lavdishme çlirimtare e UÇK-së; një shteti të cilit flamurin ja ka qëndisur një Marigonë, për të cilën, ku ta dimë ne se cilit brez dhe drejtim masonerik të botës i takon…?!
I tretur tërësisht në këto mendime, ndjeva sikur para meje mu shpalos pamja e Bacit me tërë atë madhështinë e tij që ka dhe filluam të bisedojmë së bashku:
“S’jam i sigurt, sa ke qenë gjallë, o Bacë, a ke dëgjuar për njëfarë finlandezi Marti Ahtisari që na i ka pre sot teshat e shtetësisë sonë? Kanë disa arna këto tesha, por neve na thonë se ky dizajn tani na qenka në modë. Sigurisht se nuk ke dëgjuar as për kallëpin e teshave ku mbështetet ky model: rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së? Jo, jo! Nuk mund ta dish atë, sepse, kur është pruar ajo, ti veç ishe flijuar pikërisht kundër asaj varësie që decidivisht përcaktohej në këtë akt ndërkombëtar: sovranitetit të Serbisë mbi Kosovën.
E di bac, e di! Ti je kolos dhe nuk mashtrohesh me fjalët e politikanëve tanë të dyshimtë, që sot, në praninë e mediave dhe kamerave të shumta, përkulen dhe rrëfehen mbi varrit tënd. Por, më lejo mua si një vegjëli karshi tyre, ta citoj vetëm pikën 12 të Deklaratës së shpalljes së pavarësisë që u bë më 17 shkurt nga Parlamenti i Kosovës.
Në këtë deklaratë historike, në mes tjerash thuhet: “…Ne, nëpërmjet kësaj, afirmojmë në mënyrë të qartë, specifike dhe të parevokueshme se Kosova do të jetë ligjërisht e obliguar të plotësojë dispozitatat e përmbajtura në këtë Deklaratë, përfshirë këtu veçanërisht obligimet e saj nga Plani i Ahtisaarit. Në të gjitha këto çështje, ne do të veprojmë në pajtueshmëri në parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, përfshirë Rezolutën 1244 (1999)…”
Por, mos u brengos Bac, dhe prehu i qetë në tokën shqiptare amë. Fatlumsisht, pas teje kanë lindur dhe lindin shumë djem dhe vajza me shpirt të pastër kombëtar, të cilët amanetin tënd të vërtetë patjetër dikur do ta qojnë në vend. Nuk do ta kesh vështirë t’i dallosh ata Bac; e kanë shijen dhe aromën si të gjakut tënd dhe dëshmorëve tjerë; si të gjakut të njom të Mon Balajt dhe Arben Xheladinit, dy viktimave të fundit që u vranë prej dorës gjakatare të mu atyre që sot krekosen se na e kanë ‘sjellin’ këtë pavarësi…
Mos druaj Bac! Këso atdhetar nuk janë sos ende! Janë me mira e mira që ndoshta në këto momente gëzohen, por nuk festojnë me eufori.
Ata janë të matur dhe qëndrojnë të heshtur në vigjilencë.
Prandaj, të them sinqerisht Bac! Nuk u krye ende! Vetëm ja ka nisë…”!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_11-e1738786925245-780x439.jpg)
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ku-ke-qene4.jpg)
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ESKAL.jpg)
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zvcer-780x439.jpg)
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
![Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/duatititit.jpg)
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
![Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/LOREDDANJA.jpg)
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/gjessst.jpg)
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/Lukas-Mandl-shefi-i-Misionit-te-BE-se-per-Vezhgimin-e-Zgjedhjeve-Raporti-i-zgjedhjeve-lokale-foto-Ridvan-Slivova-4-780x439.jpg)
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
![Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-10-780x439.png)
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin