LAJMI I FUNDIT:

Në Kubë është krijuar vaksina kundër kancerit të mushkërive

Në Kubë është krijuar vaksina kundër kancerit të mushkërive

Shteti komunist me varfëri relative, ka nivel të shëndetësisë të klasit botëror. Ndërsa, një zbulim shkencor e ka zgjuar vëmendjen e tërë botës.

Hulumtuesit në ishull, e kanë zbuluar një vaksinë, kundër kancerit të mushkërive, që tani është në dispozicion vetëm të kubanëve, transmeton Telegrafi.

Nuk është e habitshme se në vendin e njohur për përpunimin e duhanit, kanceri i mushkërive është shkaktar i një nga katër rastet e vdekjeve.

Kjo vaksinë, nuk funksionin kundër sëmundjes virale apo parandalimit – por, iu jepet pacientëve që e kanë fituar sëmundjen.


Cimavax ka treguar rezultate në zgjatjen e jetës së pacientëve të sëmurë me kancer në mushkëri – që zakonisht i mbytë të prekurit në mënyrë shumë të shpejtë.

Medikamenti është aprovuar në Kubë, ndërsa është duke u provuar në vende të tjera. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori