LAJMI I FUNDIT:

Në Kosovë rreth 200 milionë euro pjesë e ekonomisë së zezë

Në Kosovë rreth 200 milionë euro pjesë e ekonomisë së zezë

BE­ja ka mbështetur institucionet e Kosovës në vlerësimin e shtrirjes së ekonomisë joformale në Kosovë. Sot janë publikuar rezultatet e këtij vlerësimi. Këto të dhëna tregojnë se ka një rënie të vogël të nivelit të ekonomisë joformale.

Mirëpo, ende rreth 200 milionë euro janë shënuar si pjesë e ekonomisë së zezë në Kosovë. Buxheti i Kosovës ka humbur rreth 63 milionë euro nga tatimi në të.

Christof Stock, shefi për Bashkëpunim në Zyrën e BE­së në Kosovë, ka theksuar se jeta e qytetarëve të Kosovës nuk mund të përmirësohet nëse nuk e dimë se çfarë po e vështirëson rritjen ekonomike. “Prandaj, nuk mund të flasim në mënyrë reale për luftimin e ekonomisë joformale pa pasur një ide për shtrirjen e saj dhe arsyet”, shtoi Stock.


Që këtej, ishte shumë e rëndësishme që të vlerësohej shtrirja e ekonomisë joformale dhe ky proces i suksesshëm është udhëhequr nga Ministria e Financave dhe institucionet e tjera përkatëse.

Ministri i Financave, Besim Beqaj, ka theksuar rëndësinë e vlerësimit të ekonomisë joformale dhe se si kjo do të ndihmojë institucionet e Kosovës në luftën kundër këtij fenomeni negativ të shoqërisë kosovare. Rezultatet konkrete do të përkthehen në rritje të të hyrave të buxhetit dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të Kosovës.

Ky vlerësim është bërë i mundur përmes mbështetjes së projektit IPA 2011 “Mbështetje për institucionet e Kosovës në luftimin e krimit financiar dhe ekonomik”, menaxhuar nga Zyra e BE­së në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Peci: Brenda dy javësh hapet thirrja që fermerët të aplikojnë për subvencione

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Ekonomi
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Ekonomi
Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Minimi i 8-të, sot bllokohet sërish segmenti i rrugës Kijevë-Dollc

Ekonomi
Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Ekonomi
Kalo në kategori