LAJMI I FUNDIT:

Sporti i ngjitjes mbahet për herë të parë në Kosovës

Sporti i ngjitjes mbahet për herë të parë në Kosovës
Foto: Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës - FBAK/Facebook

Në një atmosferë sportive dhe shumë garuese, u mbajt kampionati i parë në sportin e ngjitjes në Kosovë.

Gara u organizua nga Federata Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës në bashkëpunim me shoqatat Marimangat e Pejes dhe Kosovo Trail Eksplorer (KTA) nga Mitrovica, ndërsa u zhvilluan në sallën e trajnimeve të shoqatës Marimangat e Pejës.

Të pranishëm në hapjen e garave ishin kryetari i komunës Pejë Z. Gazmend Muhaxheri, zëvendësministre në Ministrin e Mjedisit Znj. Linda Çavdarbasha si dhe kryetar dhe anëtarë të shoqatave tjera bjeshkatare nga Kosova, ndërsa pritjen e tyre në mënyrë shumë miqësore e bëri kryetari i Federatës bjeshkatare alpiniste të Kosovës Z. Arianit Nikqi.


Në një ceremoni sportive kjo garë filloj me defilim në ngjitje nga fëmijët e disa shoqatave duke përçuar edhe mesazhin që rinia e Kosovës është shpresa e sportit.

Në fjalimin e tij para të pranishmëve Z. Arianit Nikqi theksoj se ky është një fillimi i mbarë i një gare duke krijuar edhe një histori të Kosovës dhe Federata bjeshakatare alpiniste e Kosovës së bashku me shoqatat anëtare do të vazhdoj të loboj në drejtim të institucioneve lokale dhe qendrore për krijimin e infrastruktures sa me të përshtatshme për këtë sport, të punohet që ky sport të jetë pjesë e shkollave si dhe të punohet direkt me klubet që të përgatisin ngjitës profesionist për pjesëmarrje në gara të ndryshme duke synuar edhe në Lojërat Olimpike. Ky sport është pranuar si sport olimpik dhe për herën e parë garat janë zhvilluar në Tokio 2020.

Gara kryesore filloj me prezantimin e garuesve të cilët sipas rregullave u lejuan që për 5 minuta ti shiqojn vijat e ngjitjes ku pastaj u karantinuan për të vazhduar pastaj me ngjitje në murrin artificial duke paraqitur talentin e tyre dhe prezantimet e tyre në nivel profesional siç edhe kërkohet nga sportistet.

Në këtë garë morën pjesë 18 garues ku 3 nga ta u tërhoqën nga garat, në kategorinë e femrave ishin 4 garuese, ndërsa në kategorinë e meshkujve ishin11 garues.

Pas përfundimit të tri serive të ngjitjes dhe me llogaritjen e pikëve nga komisioni i gjyqtarëve i përbërë nga 3 ekspert, renditja e 3 vendeve të para ishte si më poshtë:

Kategoria e femrave

  1. Lisa Çitaku – TEK
  2. Lirika Raça – TEK
  3. Albana Berisha – TEK

Kategoria e meshkujve:

  1. Albi Koqani – Marimangat e Pejës
  2. Alb Berisha – Marimangat e Pejës
  3. Tahir Ibrahimi – TEK

Krejt në fund të këtij aktiviteti u shpërndan edhe dekorata mirënjohëse për disa persona të caktuar të cilët kanë dhënë kontribut për krijimin dhe masovizimin e sportit të ngjitjes në Kosovë.

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ylli i Belgjikës pensionohet nga kombëtarja si shenjë proteste pas rikthimit të Courtois

Ndërkombëtare
A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

A do ta transferojnë përfundimisht? Milan merr vendimin për të ardhmen e Joao Felix

Serie A
Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

Barcelona gjen portier për të ardhmen, interesim për të ka shprehur edhe Real Madridi

La Liga
Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Zbulohet arsyeja pse Messi ka munguar në tri ndeshjet e fundit të Inter Miamit

Ndërkombëtare
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

Ancelotti ka një mesazh për tifozët pas ankesave për lojë të dobët ndaj Rayo Vallecanos

La Liga
Kalo në kategori