LAJMI I FUNDIT:

Në korrik del në shitje Boxster Spyder nga Porsche (Foto/Video)

Në korrik del në shitje Boxster Spyder nga Porsche (Foto/Video)

Pas prezantimit të modelit Boxster GTS në vitin e kaluar, Porsche ka paralajmëruar edhe një tjetër version, një Boxster Spyder të ri, i cili premierën botërore do ta mbajë në panairin e ardhshëm të veturave në New York.

por1

Siç thuhet në deklaratë, kjo veturë tani posedon elemente ‘styling’ që na kujton disa nga veturat legjendare sportive dhe garuese të kësaj marke gjermane.


Boxter i ri me dy ulëse, ndër të tjera, posedon çatinë më të butë dhe më ndryshe, amortizatorët sportiv të modifikuar (vetura është më e ulët për 20 mm), frenat e huazuara nga modeli 911 Carrera, ulëset sportive me logon “Spyder” tek mbështetësit e kokës, timonin e ri me diametër prej 360 mm, sistemin PCM (Porsche Communication Management) etj., transmeton koha.net.

por2

Sa i përket motorit, Boxteri i ri posedon motorin 3.8 litër gjashtëcilindërsh me kapacitet prej 375 kuaj fuqi, i kombinuar me marshin manual. Ky Boxter me këtë motor që posedon është e mjaftueshme që shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h ta arrijë për 4.5 sekonda, ndërsa, sipas të dhënave nga fabrika, shpejtësinë maksimale e arrin deri në 290 km/h dhe shpenzon karburant mesatarisht 9.9-litër në 100 km.

por3

Boxster Spyder i ri zyrtarisht do të dalë në treg në korrik të këtij viti, ndërsa në Gjermani do të ketë çmimin prej 79.945 euro.

Në trend Auto

Më shumë
Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Shkronja S në marshin automatik - a e dini funksionin e saj?

Auto
Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Rivali i Tesla-s dikur i vlerësuar me 30 miliardë dollarë ka paraqitur kërkesë falimentimi në SHBA

Auto
Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Kur dizajni i veturave shndërrohet në art të vërtet - Peugeot publikon skicat e një modeli të ri

Auto
Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Mercedes e konfirmon, një G-Class më e vogël po vjen - zbulohen disa detaje

Auto
Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Me Hummer-in elektrik që projektoi ai, Joe Biden bëri një xhiro – shqiptari që punon në General Motors rrëfen për karrierën e tij në Amerikë

Trump gati të vendosë tarifa për veturat e importuara - sa mund të rritet çmimi i tyre?

Trump gati të vendosë tarifa për veturat e importuara - sa mund të rritet çmimi i tyre?

Auto
Kalo në kategori