Në ditën kur Kosova po kremton shtatë vjetorin e pavarësisë, në Gjakovë është hapur Fabrika e Tekstilit “Intertex”, fabrikë kjo që fillimisht do t’i ketë vetëm 70 të punësuar. Por, pritet që ky numër i punëtorëve të rritet shumë shpejt.
Sipas udhëheqësve të kësaj kompanie një gjë e tillë do të ndodhë pas një muaji, pasi që, sipas tyre, tregu i punës do të rritet shpejt sepse ka shumë kërkesa.
Rroga mesatare e këtyre punëtorëve llogaritet të jetë 250 euro.
Në përurim të kësaj kompanie ishte kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari Lila dhe kryetari i Aleancës Kosovë e Re, Behgjet Pacolli.
Kusari-Lila, tha se kjo fabrikë po hapet në ditën kur pavarësia nuk mund të mbrohet dhe forcohet ndryshe veç se me punë. Ajo, po ashtu, tha se me mund të madh më në fund në Gjakovë e sollën atë për te cilën e kanë fituar mandatin.
“Janë ditë jo të lehta për Kosovën, janë ditë kur sfidat e kaluara dhe të sotme po ndeshen, por, gjithsesi që asnjëri nuk mund t’i ikim obligimit tonë. Dhe ky obligim ka të bëj me punë dhe përkushtim për vendin, me hapje të reja të vendeve të punës me rendin dhe ligjin, me drejtësi dhe respektimin e asaj që është e shtrenjtë në të gjitha botën, sundimi i ligji dhe forcimi i ekonomisë. Dhe mbi këto premisa më duhet të them se me punë dhe përkushtim jo të lehtë, me një vështirësi mjaftë të madhe, por, në fund me sukses arritëm që në Gjakovë të sjellim atë, për çfarë edhe e fituam mandatin”, tha Kusari-Lila.
Ajo, gjithashtu, tha se ata do t’ia kthejnë Gjakovës shkëlqimin që e ka pasur dikur, por, sipas saj, ajo gjë duhet të bëhet jo me rrugë të shkurtra, por me punë të mundimshme sepse ato janë më të qëndrueshme.
Në anën tjetër kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli, tha se Gjakova e meriton vërtet këtë fabrikë sepse është shumë punëtore dhe, sipas tij, ata e kanë dëshmuar këtë gjë gjithmonë.
Ne deshëm që këtë fillim të kësaj iniciative ta bëjmë mu këtu në këtë vend, ku edhe është simboli i zhvillimit ekonomik, këtu ku është, po e quaj ‘Klasikja e Ekonomisë’, në metaliken e Emin Durakut. Unë e di se përreth fabrikat janë kthyer në depo, përreth fabrikat janë kthyer në diskoteka, por, me dashtë vullneti i pushtetarëve të Kosovës, në dashtë vetëdija e qytetarëve dhe dashtë vullneti shumë, shumë i madh i gjakovarëve që këto fabrika prapë të kthehen në prodhimtari, këto fabrika prapë të shërbejnë si simbol i mirëqenies të kësaj ane, sepse kjo anë e meriton me të vërtet këtë gjendje sepse kanë qenë shumë punëtorë”, tha Pacolli.
Ai, gjithashtu, tha se kjo është vetëm një përqindje e vogël e asaj që dijnë të bëjnë ata në Gjakovë.
Kompania Intertex do të prodhojë mbulesa për një përdorim për vetura të firmave të njohura si Audi, Volvo, Porshe dhe disa makina të tjera. Po ashtu, pritet që se shpejti të filloj prodhimin e rrobave të Ushtrisë Amerikane, të jelekëve antiplumb si dhe atyre të gjuetisë./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Çfarë përfiton Kosova nga Marrëveshja për Tregti të Lirë me EFTA-n?
Pezullimi i ndihmave amerikane do të ndikojë në gjithë botën, edhe në Kosovë
AS Travel sjell Omanin për herë të parë si destinacion për Kosovën
Kurti takohet me ministrin e Investimeve të Arabisë Saudite, e fton për bashkëpunim në transport, turizëm, mjedis e energji
Transformoni jetën tuaj në 2025: Filloni udhetimin e shërimit në Rezonanca 3
Dimri nuk ka qenë kurrë më i këndshëm - rezervoni 28 Janarin për kinema!
Albed hap showroom-in e dytë në Zvicër, duke forcuar bashkëpunimin mes bizneseve shqiptare
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Nuk ndalen ofendimet brenda BBVA: 'Komplet familjen atij' – Jozi shan rëndë Gjestin
Kualifikohen 18 skuadra, Man City rrezikon seriozisht eliminimin - situata para ndeshjeve të fundit
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump zbulon se është mbështetës i gjigantit të Ligës Premier
Rikthehet gjakmarrja në Dragoç, familja e autorit të vrasjes ka mbetur e ngujuar