Në fillim vjen “tërbimi delirant”, pastaj “humnera erotike” e në fund “çmenduria”: Mania e një personi që krijoi gënjeshtrën e madhe për “demonin e quajtur marihuanë”!

Johann Hari
Shumë njerëz në botë pyesin veten se përse kanabisi është i ndaluar? Pse ata që e konsumojnë, ose e shesin, arrestohen? Dhe, me të drejtë këta njerëz supozojnë se, diku në botë në një moment të caktuar, ka qenë dikush që me provat shkencore në dorë arriti në përfundimin se kanabisi ishte shumë më vdekjeprurës se çdo drogë tjetër e përdorur atëherë, më shumë se alkooli dhe duhani. Por, a ka ndodhur realisht kështu? A ka qenë dikush që ka marrë mundimin të angazhohej me këtë çështje për të mirën e të gjithëve?
Kur fillova të analizoj arkivat publike, gjatë hulumtimeve për librin tim “Chasing the Scream: The First and Last Days of the War on Drugs”, me synimin për të zbuluar se pse është ndaluar kanabisi në vitet ’30, kuptova se gjërat nuk kanë ndodhur pikërisht kështu.
Në vitin 1929, një zotëri i quajtur Harry Anslinger u emërua kreu i Departamentit të Prohibicionizmit të Uashingtonit. Në atë kohë, Qeveria ishte krejtësisht e paaftë të ndalonte konsumin e alkoolit. Gangsterët shmangnin kontrollet në lagje të tëra. Alkooli, përhapja e të cilit ishte në duart e kriminelëve, ishte një plagë e shoqërisë. Për këtë arsye u vendos t’i jepej fund ndalimit të pijeve alkoolike. Por, ky vendim frikësonte Harry Anslinger. Ai ishte në krye të një departamenti të madh dhe tani s’mund të bënte asgjë.
Deri pak para liberalizimit të alkoolit kishte argumentuar se kanabisi nuk ishte një problem.
“Nuk është i dëmshëm”, deklaroi ai, “dhe nuk ka asgjë më absurde se ideja se mund t’i bëjë njerëzit e dhunshëm”.
Por, papritmas, kur departamenti i tij kishte nevojë të gjente një objektiv të ri, ai njoftoi se kishte ndryshuar mendje. Për këtë qëllim, u shpjegoi njerëzve pasojat që sillte përdorimi i kanabisit. Si fillim të “çon në një tërbim delirant”, pastaj bie në një humnerë ëndrrash erotike dhe humbet aftësinë për të formuluar mendimet. Së fundi, arrihet në pikën e pashmangshme – “çmenduri”. Kanabisi e kthen konsumatorin në një “kafshë të egër”. Anslinger paralajmëroi “nëse kanabisi do takonte Frankenstein, ky do të vdiste nga frika”.
Harry Anslinger u fiksua me një rast në veçanti: Në Florida, një djalë i quajtur Victor Licata vrau familjen me sëpatë. Shpjegimi që Anslinger u dha Shteteve të Bashkuara mbi ngjarjen ishte: ja çfarë ndodh kur pihet marihuanë, “bima e djallit”. Rasti mori dhenë dhe u publikua në media duke mbjellë panik në mesin e amerikanëve.
Cilat ishin provat që kishte Harry Anslinger? Vetëm tani rezulton se ai u kishte shkruar tridhjetë shkencëtarëve për t’i pyetur nëse kanabis ishte i rrezikshëm dhe për këtë duhej ndaluar. 29 prej tyre u përgjigjën jo. Anslinger zgjodhi të vetmin shkencëtar që u përgjigj pozitivisht. Shtypi i fiksuar me rastin e Viktor Licatas, e përshëndeti rezultatin. Në një atmosferë plot panik, marihuana u ndalua.
Më vonë, Shtetet e Bashkuara u kërkuan vendeve të tjera të bënin të njëjtën gjë. Shumë shtete e konsideruan këtë ide të kotë dhe refuzuan. Për shembull, Meksika vendosi që vendimet politike që lidheshin me drogat duhej të përcaktoheshin nga mjekët. Sipas këtyre të fundit, kanabisi nuk shkaktonte probleme të tilla dhe për këtë arsye refuzuan ta ndalonin. Shtetet e Bashkuara u xhindosën. Meksika vazhdoi të refuzonte derisa Shtetet e Bashkuara i ndërprenë furnizimin me medikamente qetësuese. Në momentin kur në spitalet meksikane qytetarët filluan të vuanin, vendi u detyrua të deklaronte luftën kundër drogës.
Nëse në planin ndërkombëtar Anslinger kishte arritur t’i mbyllte gojën Meksikës, në frontin e brendshëm kishte akoma më shumë pyetje se sa përgjigje. Michael Ball, një mjek i madh amerikan i shkroi Harry Anslingerit ku i shprehte shqetësimet e tij. Ai shpjegoi se në universitet kishin përdorur kanabis dhe efekti i vetëm që kishte ishte të qenët i përgjumur.
“Mundet që kanabisi i çmend njerëzit, por duhet ta provoni shkencërisht”, i shkroi ai.
Anslinger iu përgjigj: “Nuk mund të ngrijmë vendimin mbi këtë demon të quajtur marihuanë”, dhe shpjegoi se nuk kishte fonde për të financuar kërkimin. “As atëherë e as kurrë”.
Për disa vite, mjekët u përpoqën të tregojnë se supozimet e tij ishin të gabuara, por ai i sulmonte duke i paralajmëruar se po “lëviznin në një terren të rrezikshëm” dhe u këshilloi të kishin kujdes me ato që thoshin.
Sot, pjesa më e madhe e botës e ndalon përdorimin e kanabisit dhe kjo falë Harry Anslinger që ngjalli panik me provat e sjella për vrasjen e kryer nga Victor Licata. Por, vite më vonë, dikush shkoi të kërkojë në mesin e dokumenteve psikiatrike të Victor Licatasit dhe doli se nuk kishte prova që ai të kishte përdorur ndonjëherë kanabis. Në familjen e tij ka pasur edhe të tjerë me probleme psikologjike. Një vit para ngjarjes mjekët kishin këshilluar ta shtronin, por familja nuk pranoi.
Ish-këshilltari kryesor në çështjet e drogës për qeverinë britanike, David Nutt, thotë se në qoftë se kanabisi do të shkaktonte psikozë në mënyrë të qartë, atëherë do të ishte shumë e lehtë të provohej. Në këtë rast, duke rritur konsumin e kanabisit do të rritej psikoza. Në anën tjetër, ulja e konsumit të kanabisit do të ulte psikozën. Nga të dhënat e mbledhura në vende të ndryshme, është e qartë se nuk është kështu. Për shembull, në Britani konsumi i kanabisit është rritur me 40 për qind që nga vitet ’60 ndërsa normat e psikozës kanë mbetur po njësoj. Në fakt, provat shkencore tregojnë se kanabisi është më i sigurt se alkooli. Nëse çdo vit në SHBA alkooli shkakton dyzetmijë viktima, kanabisi asnjë. Për këtë arsye, në vitin 2006, një njeri i quajtur Mason Tvert Colorado, i lëshoi një sfidë kryetarit të atëhershëm të Denverit, që më pas u bë guvernator më vonë, John Hickenlooper. Hickenlooper është pronar i disa birrarive në të gjithë shtetin, një aktivitet që e ka pasuruar. Megjithatë, Hicknelooper argumentonte se kanabisi është i dëmshëm dhe për këtë arsye duhej të ndalohej.
Kështu Mason e sfidoi në një duel. Njëri do të kishte një dispozicion një arkë me alkool dhe tjetri një paketë me cigare kanabisi. Sfida do të bëhej me thithje për njërin dhe gllënjka për tjetrin për të parë kush vdiste i pari. Mason vazhdoi të udhëheq fushatën për legalizimin e kanabisit në shtetin e tij dhe popullata e Kolorados e ka mbështetur duke e vlerësuar me 55 për qind të votave. Tani të rriturit mund të blejnë ligjërisht kanabis në lokalet e autorizuara, që paguajnë taksa dhe paratë e grumbulluara shkojnë për të subvencionuar ndërtimin e shkollës.
Ndërkohë, Colorado nuk është kthyer ende në vendin e mbushur me njerëz të çmendur që vrasin familjen e tyre. /Huffington Post/gazetadita.al/
(Johann Hari është një shkrimtar dhe gazetar britanik. Ky artikull është përshtatje nga libri i cilësuar bestseller nga The New York Times, “Chasing the Scream: The First and Last Days of the War on Drugs”)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

BE-ja u krijua fshehurazi nga ShBA-ja, por u “lazdrua”: BE të zgjohet, brenda katër muajve mund ta gjunjëzojë Rusinë

BE-ja më në fund po paguan çmimin e hipokrizisë së vet

Gjermania ka mundësi të ringjall shpejtë Evropën – nëse do ta shfrytëzojë këtë moment

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk