Ndryshimi i së kaluarës – paradoksi i radhës
Aha!
Nuk qenkan shqiptarët ata të cilët vazhdimisht kanë qenë viktimë e fyerjeve, paragjykimeve dhe diskriminimeve nga tekstet, enciklopeditë, madje edhe kushtetutat e vendeve tjera, por qenkan shqiptarët ata që me tekstet e tyre të historisë na i paskan fyer, paragjykuar, ndoshta edhe diskriminuar të tjerët. Sa keq! Megjithatë, përveç keqardhjes që mund të ndjejmë ne si shtet multietnik me rreth 90 për qind popullatë shqiptare ndaj shtetit turk me rreth 75 për qind popullatë turke, nuk ka arsye që të brengosemi shumë.
Fatmirësisht, tani, në krye të shtetit të Kosovës paskan ardhur disa historianë, të cilët e njohin mirë historinë, dhe kanë vendosur që të përmirësojnë gabimet e historisë shqiptare! Politikanët e shtetit më super demokratik në botë, Kosovës, pasi i kanë rregulluar të gjitha punët tjera, kanë vendosur t’i përkushtohen pak edhe mirëqenies psikologjike të popullit turk, që, deri më sot, padrejtësisht qenka fyer nga historia shqiptare. Sa me fat që jemi edhe ne. Erdhën historianët në krye të shtetit, dhe do të na përmirësojnë historinë. Tani, falë këtij përmirësimi, përveç se të rinjtë shqiptarë nuk do të indoktrinohen nga tekstet tendencioze të historisë së tyre, edhe ata që deri më sot janë ndjerë keq nga fyerjet e këtyre teksteve, pra qytetarët turq, nga sot e tutje do të ndjehen më mirë. Sa me fat jemi po ashtu që, pala që është fyer nga historia jonë, nuk kërkon llogari tjetër nga ne, përveç se të bëjmë përmirësimin e këtyre teksteve. Sa mirë!
Në rastin më të keq, qytetarët dhe shteti turk, për këto fyerje të padrejta që ne u kemi bërë në histori, përveç që do të mund të na paditnin në gjykata ndërkombëtare, ata do të mund të ndërmerrnin edhe veprime tjera më të rënda bazuar në këtë shkak. Kështu që, pas kërkesës së fundit të Turqisë që të bëhet përmirësimi i teksteve të historisë, në ato pjesë ku siç pretendohet dhe thuhet se fyhen padrejtësisht qytetarët turq, udhëheqësit tanë, përveç se të miratojnë këtë kërkesë, miratim ky tashmë i bërë, ata duhet t’i kërkojnë falje publike qytetarëve dhe shtetit turk, për fyerjet e padrejta që u ka bërë historia jonë deri më sot. Po ashtu, politika dhe shkenca shqiptare duhet t’u kërkoj falje publike edhe shqiptarëve gjithandej që padrejtësisht janë indoktrinuar deri më sot nga tekstet tendencioze të historisë sonë. Dhe, përveç kërkimfaljes dhe përmirësimit të teksteve, shkenca dhe politika në vend është e obliguar të ndërmerr edhe veprime tjera gjegjëse që të rehabilitoj indoktrinimin e padrejtë që u ka bërë shqiptareve vite me radhë.
Pra, nëse ky është realiteti, që historia shqiptare i ka fyer dhe diskriminuar padrejtësisht turqit, atëherë këto do të duhej të ishin rrjedhojat: kërkimfalja, përmirësimi i gabimeve, dhe ndërmarrja e masave gjegjëse për rehabilitimin e dëmeve të shkaktuara nga këto gabime. Megjithëse, personalisht, ndoshta i indoktrinuar nga tekstet e historisë sonë, nuk besoj se ky është realiteti. Realiteti për mua është pushtimi i trojeve shqiptare për më shumë se 500 vjet nga Perandoria Osmane, me në krye sulltanët e njëpasnjëshëm turq. Kurse, kërkesa dhe vendimi për ndryshimin e teksteve të historisë mendoj se është duke u bërë për interesa politike, diplomatike, e jo për hir të realitetit. Turqia, përveç që ka lidhje të mira dhe me interes me popullin shqiptar, pozicioni gjeografik i trojeve shqiptare është shumë i rëndësishëm për interesat e saj gjeopolitike dhe ekonomike. Ndërsa, politika dhe politikanët e Kosovës, të ndjerë dhe të lënë anash nga Bashkimi Evropian, po e identifikojnë veten më shumë me Turqinë, vend ky po ashtu i lënë anash nga Bashkimi Evropian. Kjo ngjashmëri dhe shumë të tjera të Turqisë me Kosovën, pse jo edhe Shqipërinë, po i bënë vendet që të shohin shpresë dhe mbështeten më shumë tek njëri-tjetri.
Të dy kryeministrat e vendeve, Kosovës dhe Turqisë i kanë intensifikuar aq shumë marrëdhëniet mes tyre, deri në masën sa që ata tani e thërrasin vëlla njëri-tjetrin. Dhe, mendoj se nuk ka asgjë të keqe në këtë punë. Nuk shoh asnjë pengesë që shqiptarët dhe turqit të intensifikojnë edhe më tutje bashkëpunimin në mes vete. Mirëpo, ky bashkëpunim nuk mund të bëhet nën kompromisin e lejimit të ndërhyrjes në çështje të brendshme të njërit shtet tek tjetri dhe cenimit të realiteteve. Ndërkaq, ndërhyrja e Turqisë në rastin e teksteve të historisë, është ndërhyrje në çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, ndërhyrje në sovranitet, dhe përpjekje për të ndryshuar realitetin. Kurse, gatishmëria e shtetit të Kosovës që të pranojë këtë ndërhyrje nënkupton gatishmëri për të lejuar cenimin e sovranitetit të vet, dhe gatishmëri për të ndryshuar të vërtetën.
Tekstet e historisë së një vendi nuk mund të ndryshohen pa gjetjen e fakteve të reja historike, fakte ato që do t’i demantonin ato të vjetrat. Por, edhe nëse tekste konsiderohet se kanë nevojë të ndryshohen edhe pa gjetjen e fakteve të reja, ndryshimi mund të bëhet pas një vlerësimi dhe kërkese të organeve përkatëse të vet atij shteti, siç është Akademia e Shkencave, dhe jo nga politika dhe politikanët e një shteti tjetër.
Ndërsa, sa i përket raporteve të mëtutjeshme me Turqinë, nëse Turqia dhe turqit e sotëm ndjehen keq për të kaluarën, ne u themi që të mos shqetësohen shumë. Mos të preokupohen shumë për të kaluarën, të paktën jo në relacion me ne, për shkak se shteti i Kosovës dhe qytetarët e saj kanë në fokus të tashmen dhe të ardhmen. E kaluara për ne mbetet ashtu siç është, pa paraqitur ndonjë pengesë për bashkëpunim në të sotmen dhe në të ardhmen. Madje, ne do të dëshironim ta zhbënim edhe të kaluarën dhe ta reformonim atë, mirëpo këtë nuk mundemi ta bëjmë. Nuk na lejojnë ligjet e natyrës, përkatësisht ai i kohës. Si do që të jetë, meqenëse në politikë ka shumë paradokse, politika ndoshta mund të ndryshojë dhe reformojë edhe të kaluarën. Ky do të mund të ishte paradoksi i saj i radhës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/avant.jpg)
Loredana thyen kutinë e emergjencës - avantazhi që përfitoi i kushtoi me një dënim mjaft të madh
![Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/G9999999.jpg)
Banorët thyejnë rregullat duke folur për nominime: Planifikojnë që nëse iu bie Kutia e Pandorës të nominojnë Gjestin, Eglin dhe Rozanën
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/arbri-780x439.jpg)
"Babait i ra pika, më tha nuk ke përkrahje prej familjes", Arbër Bytyqi tregon se nuk ia miratuan dëshirën për t'u bërë grimer dhe u detyrua të studionte diçka tjetër
![Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/IMG_7773-e1738941768732-780x439.jpeg)
Kaplohet nga zjarri ish-kinemaja në qendër të Prishtinës
![U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/u-munduan.jpg)
U munduan ta fusin në grackë duke e dehur dhe detyruar Loredanën ta joshë, Rozana zbulon kurthin që banorët përgatitën për Gjestin
![Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_1-24-780x439.jpg)
Koreja e Veriut tërheq ushtarët nga vija e frontit në Ukrainë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër