Ndryshimet në LDK presin veprime
Pajtimi unanim i organeve udhëheqëse të LDK-së, thuaja në të gjitha nivelet për domosdoshmërinë e ndryshimeve tashmë është punë e kryer.
Pakoja e ndryshimeve, e inicuar nga dy dokumente bazë të presidentit Sejdiu, lider pasues i LDK-së, dhe e ndihmuar profesionalisht nga institute të rëndësishme ndërkombëtare (SHBA – Gjermani), ka kohë që ka rezultuar me vendime konkrete të Kryesisë, të cilat sipas normave statutare, mund të përforcoheshin më tej me aprovimin final nga Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së. Kjo ka përmbyllur fazën e parë, krijimin e atmosferës për ndryshime si dhe mbështetjen nga baza.
Duke marrë mbështetjen nga baza për këto ndryshime, pa vonesë duhet të nisë faza e dytë – zbatimi i vendimeve të aprovuara, para se gjithash me zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte, për të cilat është më se i mirëseardhur një pajtim i përgjithshëm për kandidatët për kryetarë komunash dhe strukturat legjislative komunale. Gjithnjë duke pasur objektiv kryesor edhe ofertën zgjedhore, e cila do duhej të burojë nga kjo Pako ndryshimesh, duke qenë tërësisht në përputhje me rrethanat e reja që janë krijuar në Kosovë pas 17 Shkurtit 2008 e këndej.
Përmbajtja e ndryshimeve, në realitet përfshijnë anën programore dhe atë rregullative – strukturore të partisë. Kjo është në interes të të gjithë atyre që i përkasin LDK-së. Fatmirësisht edhe si e tillë është kuptuar. Kështu që, prej këtij procesi do të ketë vetëm fitues dhe përfitues, në kuptimin e përgjithshëm të fjalës. Sepse do të shkruhet dhe aprovohet një Program i ri, në përputhje me aspiratat e anëtarësisë që tash jeton dhe vepron në një shtet të ri.
Programi i ri i LDK-së, pashmangshëm do të burojë nga vizioni rugovian, duke i përforcuar më tepër objektivat nacionale që vetë Presidenti historik i Kosovës dhe i LDK-së, Rugova i kishte bërë publike në vitin 2001, në zgjedhjet e para nacionale; demokraci funksionale , zhvillim ekonomik dhe integrimet euro-atlantike. Mbi këto tri premise, mund të formulohet vizioni i ri, që për bazë ka boshtin e idesë rugoviane, si pjesë e një filozofie politike e cila ia hapi rrugën Kosovës drejt familjes së shteteve më demokratike dhe të zhvilluara të botës së sotshme.
Përpos kësaj, në anën rregullative – normative, priten dhe kërkohen ndryshime pozitive në statut si dhe promovim të konkurrencës dhe zhvillimin e mëtejmë të demokracisë së brendshme që e ka veçuar nga të tjerat parti, prej themelimit. LDK-ja, përmes kësaj Pakoje ndryshimesh pritet ta promovojë mbi të gjitha votën e lirë po edhe konsensusin ndaj gjithë atyre kuadrove politike e ekzekutive që zgjidhen përmes votës së lirë apo atyre që marrin mandate ekzekutive dhe që parashihet rregullisht t’i nënshtrohen përgjegjësisë dhe llogaridhënies.
Pjesa e ndryshimeve të LDK-së në ecjet afatshkurtra pritet të marrë edhe një dimension të ri, një anëtar – një votë, që nënkupton thellim të demokracisë së brendshme po, edhe shkarkim në strukturë nga ngarkesat e panevojshme me më shumë poste.
Duke ushtruar jo më shumë se një post brenda partisë dhe, jo më shumë se një gjithashtu brenda institucioneve shtetërore (lokale e qendrore), struktura kadrovike brenda LDK-së, do të përfitojë një numër të madh profilesh profesionale që do kenë rastin për të kontribuar dhe ndihmuar në zhvillimin e LDK-së po, edhe të vetë institucioneve shtetërore ku ajo ka mandate dhe ka marrë përgjegjësi.
Me gjuhën e politikës, kjo pritet të jetë hapja me e madhe e LDK-së, ndaj një mal kuadrosh, të njohura po, edhe të kuadrove të tjera, të shumta që ende nuk kanë pasur rastin për t’u dëshmuar sa duhet dhe ku duhet.
Për jetësimin në praktikë të kësaj Pakoje, janë nxjerrë edhe ato 22 dy vendime nga ana e Kryesisë, vendime që do duhej të operacionalizohen sipas nevojës dhe situatave, përmes një racionaliteti veprues në terren pa humbur më shumë në kohë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

'Objektivi më i afërt': Pse Donald Trump është kaq i fokusuar në Kanadanë?

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës