Kërkesat e mëdha për banim kanë bërë që sektori i ndërtimtarisë, që nga përfundimi i luftës në Kosovë, të marrë hov, si në mjediset urbane, ashtu edhe ato rurale, thonë ekspertë të kësaj fushe dhe përfaqësues të ndërtimtarëve.
Ky sektor madje është paraqitur shumë atraktiv edhe për investitorët e huaj, si dhe për qytetarët e Kosovës që jetojë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës.
Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë se Tregtisë dhe Industrisë, në Kosovë, vetëm gjatë periudhës janar – nëntor të vitit 2015, mbi 53 milion euro kanë qenë investime të huaja në këtë fushë.
Përveç investimeve të huaja, krijimi i një numri të madh të kompanive ndërtimore nga afaristët në vend, ka lënë të kuptohet që ky sektor ishte dhe mbetet një ndër bizneset më fitimprurëse , thotë Arton Demhasaj, nga organizata joqeveritare “Çohu”.
“A është dikaster fitimprurës ndërtimtaria? Pa dyshim që është shumë profitabil. Kjo tregohet më faktin se kaq shumë kompani janë krijuar dhe aq shumë ndërtime janë bërë nga pas lufta, sidomos në Prishtinë, por edhe në vende tjera të Kosovës”, thotë Demhasaj.
Transformimet në shoqëri dhe rritja e kërkesave për banim, sipas kryetarit të shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës, Brahim Selimaj, kanë bërë që ky sektor të jetë më i kërkuari. Po ashtu, ndërtimtaria, ka vijuar Selimaj, për një dekadë mbetet edhe punëdhënësi më i madh në vend.
“Kosova nuk ka shumë kohë që ka dalë nga lufta. Dihet se vendi ynë ka popullatën më te re në Evropë. Dhe tashmë ka ndryshuar edhe tradita familjare. Të rinjtë dëshirojnë që të kenë apartamente banimi. Numri mesatar i fëmijëve në Kosovë është 4-5 fëmijë, dhe për këtë arsye, ndërtimtaria bëhet sektor i kërkuar”, thotë Selimaj.
Ndërkaq, Naser Kabashi, profesor në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se industria e prodhimit në Kosovë, si edhe në të gjitha vendet e tjera të pas luftës, paraqet domenin kryesor të zhvillimit të një shoqërie.
Në Kosovë, pas vitit 2000, nënvizon Kabashi, ndërtimet kanë qenë në fluks më të madh dhe kanë siguruar jo vetëm përfitime, por edhe numrin më të madh të punëtorëve.
Megjithatë, sipas tij, përveç plotësimit të kërkesave dhe nevojave të popullatës për ndërtime, në planin urbanistik ky sektor ka nevojë për përmirësime.
“Nuk jemi të kënaqur me ndërtimet të cilat janë bërë vend e pa vend. Nuk dëshiroj që t’i amnistoj ato ndërtime dhe të them se është në rregull. Por, mund të them se ndërtimi në fazën e parë është bërë ‘ad- hok’ dhe ajo ka rezultuar me një situatë të tillë, e cila na pengon çdo ditë, edhe në jetën tonë të përditshme, qoftë në Prishtinë, qoftë në vendet rurale”, ka theksuar Kabashi.
Sidoqoftë, jo rrallë herë sektori i ndërtimtarisë, nga ekspertë të ndryshëm dhe përfaqësues të shoqërisë civile, ka qenë temë debatesh.
Kryesisht janë ngritur shqetësime për ndërtime pa leje, uzurpim të tokës së komunave, dëmtim të planeve urbanistike, e madje edhe janë ngritur dyshime që përmes këtij sektori ekonomik janë bërë edhe pastrime parash.
Po ashtu, ndërtimtaria mbetet sektori më i rrezikshëm për punëtorët, pasi shumica e rasteve të vdekjeve dhe lëndimeve në vendin e punës kanë qenë nga kjo fushë. /Rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fitore e madhe për industrinë e kriptovalutave - SEC do ta heqë padinë ndaj Coinbase

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

Kombino frutat e ngrira me pijen Juss dhe impresiono miqtë!

Çmimi i arit arrin nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Tre kandidatë për deputetë morën vetëm nga dy vota në zgjedhje

Detaje të reja nga KQZ: Vetëm në tri komuna kanë mbetur votat pa u numëruar

Kandidatja për deputete nga Lista për Familje: E votova veten por nuk më figuron, ka manipulime

Flick emëron një klub që mund ta pengojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

“Kamera në hotele për t’i shantazhuar politikanët”, gazetari Panduri tregon detaje se çka zbuloi AKI-ja për spiunët e BIA-s serbe

Limaj, vetë i treti do t'i bashkëngjitej koalicionit qeverisës