LAJMI I FUNDIT:

Ndërtimtarët dhe kafiteritë, trajtojnë punëtorët si skllav

Ndërtimtarët dhe kafiteritë, trajtojnë punëtorët si skllav

1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve Kosovën e gjenë me një shkallë të ulët të zbatimit të ligjit të punës. Sektori privat shkel më së shumti të drejtat e punëtoreve në Kosovë.

Ndërtimtarët dhe hoteleria janë dy sektorët ku shkelën më së shumti të drejtat e punëtoreve. Disa prej shkaqeve kryesore të shkeljeve janë papunësia e lartë, infrastruktura ligjore dhe numri i vogël i inspektorëve të punës.

Kështu u tha të hënën mbrëma në emisionin “Ekonomia me Erëzën” të Klan Kosovës. Derisa po afron dita e 1 majit, që njihet si Dita Ndërkombëtare e Punëtoreve, në Kosovë punëtoret nuk gëzojnë të drejta. Më së shuti të drejtat u shkelen sektorit privat, por të drejtat punëtoreve u mohohen edhe në sektorin publik. Vetëm gjatë vitit të kaluar Inspektorati i Punës ka evidentuar 2700 punëtor që punojnë pa kontrata pune.


“Mbi 2700 raste pa kontrata pune kemi evidentuar në vitin 2014, ne nuk themi se nuk ka më shumë, por sipas statistikave tona, ky numër është real” tha Kryeinspektori Basri Ibrahimi.

Ai ka thënë se Inspektorati i Punës po e bënë punën e tij, por vitin e kaluar ky institucion ka gjobitur vetëm 170 biznese, nga 60 mijë sa janë gjithsej në Kosovë, të cilat në një formë apo tjetrën ua kanë shkelur të drejtat e punëtoreve. Kryeinspektori ka thënë se në terren për të inspektuar ka vetëm 53 inspektor në tërë Kosovën. Shkelje të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Siguri dhe Shëndet në Punë ka gjetur edhe një hulumtim i quajtur “Raporti i monitorimit të zbatimit të Ligjit të Punës dhe Ligjit për Shëndet dhe Siguri në Punë” të cilin e ka mbështetur Komisioni Evropian në përkrahje të partnereve social.

Sipas Kushtrim Shaipit, rezultatet nga hulumtimi tregojnë se në Kosovë nuk zbatohet Ligji i Punës. “Papunësia është njëri prej shkaktareve kryesor se pse shkelen sot të drejtat e punës, sepse njerëzit nuk mund të ankohen sepse frikohen se dikush tjetër mund tua zë vendin e tyre të punës. Shkeljet më të shpeshta lidhen me orare të zgjatura, pushimin gjatë festave, pushimit mjekësor e shkelje të tjera” ka thënë Shaipi.

Se të drejtat e punëtoreve shkelen, tregon edhe një punëtorë i një kafiterie i cili dëshiron të mbetet anonim për ta ruajtur vendin e punës. Kontratë të punës për kamerier unë hale nuk kam dëgjuar se ka. Që pesë vite punoj në këtë punë dhe nuk kam pas as kontratë punë as kontratë për siguri në punë” është shprehur ai.

Edhe për kundër kësaj situate të rënduar, Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) më 1 Maj nuk do të protestoj.

Nënkryetari i saj, Alush Sejdiu ka thënë se më 1 Maj BSPK-ja do të ketë disa aktivitete në qendër të Prishtinës dhe në parkun e “Gërmisë”. “BSPK-ja me rastin e 1 majit do të shpërndaj fletëpalosje me të drejtat e punëtoreve që e kanë gjatë marrëdhënies së punës të cilat do të shpërndahen në Shesh të Kryeqytetit po edhe në parkun e “Gërmisë”. Ka thënë Sejdiu. Ligji i Punës në Kosovë është në fuqi që nga viti 2010, por zbatimi i tij shumë herë është kontestuar nga organizata që bëjnë monitorimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Fondi i Kursimeve Pensionale: Arrihet vlera 3 miliardë euro në menaxhim

Ekonomi
Kalo në kategori