LAJMI I FUNDIT:

Ndërprerja e qarkullimit të venave te lehonat

Ndërprerja e qarkullimit të venave te lehonat

Sëmundjet tromboembolike më së shpeshti shfaqen te lehonat e moshuara, si edhe te ato të cilat kanë lindur disa herë, pas prerjes cezariane, te femrat e shëndosha dhe te ato të cilat më herët kanë pasur probleme me venat.

Ndërprerja e qarkullimit të venave ndodh në enët e gjakut të këmbëve dhe në komblik.
Simptomat e trombozës në vena të këmbëve janë dhembja e madhe dhe ënjtja. Te tromboza e venave të komblikut të vogël shfaqen dhembje në pjesën e poshtme të barkut, e cila përhapet në drejtim të kofshëve dhe me temperaturë e lartë.

Komplikimi më i rëndë e tromboembolizmit janë embolacioni i mushkërive, i cili është shumë i rrallë.

Shërimi i sëmundjes tromboemoblike nënkupton marrjen e terapisë antikogulative, antibiotikëve dhe pushim i lehonës.


Preventiva: Ngritja e hershme pas lindjes, shfaqja e tromboembolizmit në periudhën e lehonisë tregon tendencë të rëndësishme të rënies. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Keni herpes në buzë: Çfarë po ndodh në organizmin tuaj?

Kalo në kategori