LAJMI I FUNDIT:

Ndërmarrjet e privatizuara, s’i përmbushin kriteret

Ndërmarrjet e privatizuara, s’i përmbushin kriteret

Që nga fillimi i procesit, në Kosovë janë privatizuar 26 ndërmarrje më metodën spin-off special, të cilat konsiderohen ndërmarrje të mëdha dhe blerësi nuk ka të drejtë t’ua ndërrojë destinimin. Blerësi gjithashtu duhet të punësojë një numër të caktuar punëtorësh dhe të realizojë investime të reja.

Por, ekspertë për çështje ekonomike, vlerësojnë se autoritetet kompetente nuk monitorojnë në mënyrë të duhur procesin e punës së ndërmarrjeve pas privatizimit. Ndërsa, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se monitorojnë ndërmarrjet që janë privatizuar nga ish-Agjencia Kosovare e Mirëbesimit.

Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit, për Radion Evropa e Lirë tregon për 11 ndërmarrjet që janë nën monitorim të kësaj agjencie.


“’IDGJ Tabacco’, ‘NBI Suhareka’/(Agrokosova), ‘Sharrcem’, Ferma e Gjedheve ‘Dubrava’, ‘Emin Duraku’ Edico, ‘Emin Duraku’ kombinati industrial, ‘Hotel Onix’ – Banja e Pejës, ‘FBI Trepça’ – Pejë, ‘Amortizatorët’, ‘Famipa’ – Prizren dhe Hotel Union – Prishtina.’IDGJ Tabacco’ dhe ‘NBI Suhareka’ janë ndërmarrje të privatizuara me metodën spin-off special, ndërsa ndërmarrjet e tjera janë privatizuar nga AKP-ja me kushte”, thotë Kaloshi.

Në anën tjetër, ekspertë për çështje ekonomike, thonë se ka ndërmarrje të cilave iu është ndërruar veprimtaria, nuk e kanë punësuar numrin e punëtorëve të kërkuar dhe as që kanë investuar.

Muhamet Sadiku, profesor në Universitetin e Prishtinës, për Radion Evropa e Lirë thotë se procesi i privatizimit në përgjithësi mund të konsiderohet proces i ndërlikuar. Por, problematik në këtë kuadër paraqitet procesi pas privatizimit të këtyre ndërmarrjeve.

“Sidomos problematike janë bërë një numër i madh i ndërmarrjeve, të cilat janë privatizuar me spin-off special. Një numër i konsideruar i këtyre ndërmarrjeve kanë përfunduar në procese gjyqësore, me probleme të theksuara. Dhe, ajo që tregohet është se disa prej tyre kanë mbetur jashtë funksionit”, thekson Sadiku.

Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit, specifikon në mënyrë të qartë të gjitha proceset dhe kriteret, që blerësi i ndërmarrjes së privatizuar duhet t’i përmbushë. Në rast të mos përmbushjes së detyrimeve, këto ndërmarrje sërish kalojnë nën mbikëqyrje të AKP-së.

Të gjitha ndërmarrjet që janë nën monitorim, Kaloshi thotë se janë privatizuara me kushte, ndërsa ato lirohen nga monitorimi i AKP-së vetëm pasi të konstatohet se i kanë përmbushur obligimet e kontratës gjatë afatit të caktuar.

“Vendimi merret në Bordin e Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Siç dihet, në disa nga ndërmarrjet ku ishte konstatuar mos përmbushje e kushteve të kontratës, janë tërhequr aksionet dhe ato janë kthyer nën administrimin e AKP-së. E njëjta gjë mund të ndodhë edhe me këto ndërmarrje nëse konstatohet se nuk janë respektuar kontratat e privatizimit”, sqaron Kaloshi.

Por, profesori Muhamet Sadiku shprehet se për shkak të monitorimit jo të duhur të ndërmarrjeve të privatizuara në Kosovë, kanë munguar efektet e pritura nga qytetarët dhe punëtorët.

“Pritjet e qytetarëve dhe punëtorëve që kanë punuar në ato ndërmarrje, kanë qenë të mëdha dhe tani kemi ardhur në një proces që privatizimi konsiderohet si proces kërcënues. Në vendet tjera, privatizimi është konsideruar proces i shpresës, por që ka dhënë efekte. Në Kosovë efektet tërësisht kanë munguar në aspektin e prodhimit, në aspektin punësimit dhe aspektin e eksportit. Tërësisht kanë munguar…”, vlerëson Sadiku.

Ndryshe, deri më tani aksionet janë tërhequr për Hotelin Grand, Llamkos-in, Minierën e Strezovcit dhe Goleshit etj.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Reagon Murati: Mbi 23 mijë lëndë përmbarimore kundër komunave në vlerë 35.8 milionë euro

Ekonomi
Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Elen Energy fiton projektin e ri solar SVB 3MW në Istog, Kosovë – Një hap drejt së ardhmes së qëndrueshme

Ekonomi
Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Eurokoha zbulon sekretin si t’i kaloni pushimet e ëndrrave në Turqi me 40% zbritje

Ekonomi
Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave

Botë
Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Kompanitë energjetike çojnë kërkesë në ZRRE për rritjen e çmimit të rrymës në Kosovë

Ekonomi
​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

​Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Ekonomi
Kalo në kategori