Ndërkombëtarët (s)’ka kush t’i qortojë
Përkitazi me konferencën për shtyp të kryetarit të PDSH-së, z. Menduh Thaçi, mbajtur me rastin e dyvjetorit të qeverisjes së VMRO-BDI-së, e në të cilën foli gjerë e gjatë për rrjedhat politike, ndëretnike, ekonomike, sociale etj, përgjatë këtyre dy viteve.
Në shtetet që karakterizohen me elementë të diktaturës por edhe me peshën e fajësisë për situatën përgjithësisht të ligë, gjithmonë e vërteta ndrydhet përmes kontrollit mbi shumicën e mediave si dhe përmes aktivizimit të mekanizmave që kanë afinitete dhe detyrë për ta paraqitur të shëmtuarën si të bukur, të keqen si të mirë, gënjeshtrën si të vërtetën më të mundshme. Kësisoj, tri të vërtetat e pamohueshme mbi të cilat ishte mbështetur fjalimi i z. Thaçit që u mbajt para shumë gazetarëve, u heshtën në mënyrë të çuditshme, në vend se të zhvillohej një debat i gjerë e i thellë.
E vërteta vonon por gjithmonë vjen dhe, kur vije, çdo herë i ndëshkon ata që janë përpjekur ta fshehin, duke i lënë margjinave të shoqërisë e të historisë.
Përmes cilave të vërteta u përpoq kryetari i PDSH-së që të hedhë dritë mbi këta dy vjet të skëterrshme të qeverisjes VMRO-BDI!
E vërteta e parë
Anashkalimi i së vërtetës për tërësinë e proceseve politike dhe historike në vend! Si po arrihet ky krim mbi faktet shkencore? Tolerimi i VMRO-DPMNE-së për të mohuar peshën dhe rolin e shqiptarëve autoktonë, përpjekja faqezezë për ta monopolizuar Maqedoninë dhe çdo gjë që ka pasur, që ka dhe që do të ketë Maqedonia (prej shtresave më të poshtme nëntokësore e deri në shtatë palë qiejt), tendencat primitive për ta ngritur në fakt shkencor se historia e këtij shteti fillon me VMRO-në e Gruevskit dhe se shqiptarët këtu paraqiten me ardhjen në pushtet të BDI-së së Ali Ahmetit para dy viteve, në fakt, i tërë ky axhamillëk politik nënkupton lojën për ta hedhur nga skena politike çështjen shqiptare.
Këtë Gruevski po e arrin përmes Ali Ahmetit i cili jo njëherë përgjatë këtyre dy viteve ka shprehur mirëkuptim për maqedonasit dhe për çështjen e tyre. Kush është morali i kësaj filozofie shoviniste? Thjesht, në këtë hapësirë ka vetëm një çështje të pazgjidhur: çështja maqedonase! Të zgjidhet njëherë e mirë kjo çështje, të ngritet në këmbë të forta shteti, të forcohet populli në të dhe tek pastaj mund të bisedohet për ndonjë çështje eventuale!
Natyrisht, çështja shqiptare do të supsendohet përmes përpjekjeve të z. Ahmetit i cili prioritet e ka integrimin e shqiptarëve përgjatë zgjidhjes së gamës së këtij konteksti maqedonas. Të gjitha analizat dëshmojnë se nuk është e vërtetë se z. Ahmeti përmes programit të vet partiak do të integrojë shqiptarët e Maqedonisë në BE e në NATO. Ali Ahmeti po i ngulfat deri në asfiksim shqiptarët me integrimin e tij, ndërkohë që Gruevski për asnjë çmim nuk do që të inkuadrohet në NATO e BE. Gruevski është duke e krijuar një shtet “mbretëri” dhe ka një synim: të mbetet si ringritës i Maqedonisë Antike që i përket ekskluzivisht maqedonasve të sotshëm që janë “pasardhës” të Aleksandrit të Madh.
Pjesëmarrja e Ali Ahmetit në realizimin e kësaj ëndrre të Gruevskit, në fakt mundëson mohimin e atyre proceseve politike dhe historike në të cilat u gjenden apo që i shtynë deri këtu shqiptarët e Maqedonisë. Kush shtyu më shumë procese se sa PDSH-ja për këto 20 vite të shtetit aktual të Maqedonisë?! Nuk mund të fshihen faktet e pamohueshme që flasin për një avancim të dukshëm të jetës dhe të pozitës shqiptare që kur doli në skenë PDSH-ja!
Kjo parti arriti qe t’i konceptojë dhe me sukses t’i akceptojë kërkesat e natyrshme shqiptare, arriti që t’ia rikthejë dinjitetin dhe krenarinë çdo shqiptari të Maqedonisë, arriti që të bëhet strumbullar i filozofisë politike kombëtare në vend, arriti që t’i shemb përdhe të gjitha përpjekjet shoveniste maqedonase për të krijuar shtet-laboratorium ku shqiptarët do të përdoreshin si minj për eksperimente politike.
PDSH-ja u bë makth i vërtetë për maqedonasit dhe që nga ai moment nisën lojërat nga më të ndytat për ta diskredituar këtë parti si dhe udhëheqësit e saj si përçues të fuqishëm të çështjes shqiptare.
E vërteta e dytë
Gjatë konferencës për mediat, kryetari i PDSH-së, z. Menduh Thaçi nënvizoi një të vërtetë absolute e cila më së shumti i goditi ca “stazhistë” ndërkombëtarë. “Faktorit ndërkombëtar duhet t’i bëhet me dije se duke e përkëdhelur arrogancën e qeverisë së Maqedonisë dhe duke e mbështetur servilizmin, inferioritetin e BDI-së është shndërruar edhe ai vetë në pjesë të krizës dhe jo të zgjidhjes së krizës”- theksoi para gazetarëve z. Thaçi!
Sakaq, disa analistë sharlatanë proqeveritarë e prondërkombëtarë, të kompleksuar nga të qenurit jashtë lojës, nxituan që ta kritikojnë z. Thaçin për guximin intelektual të tij për t’i përfolur ndërkombëtarët. Vizionariteti politik nuk e lë këtë lider që të jetë indiferent përballë një padrejtësie që po ndjehet mbi kurriz të shqiptarëve e në të mirë të çunakëve lazdranë që nëse nuk i qorton ta praptojnë shtëpinë.
A u shpreh ndonjëherë ndonjë qëndrim paksa më kërcënues i ndërkombëtarëve kundër Gruevskit i cili, me politikën e tij të mbrapsht po i mban peng politikat integruese! Menduh Thaçi në disa hera ka nënvizuar shumë qartë se mbetja e Maqedonisë jashtë BE-së dhe NATO-s do ta destabilizojë këtë shtet ndërsa shqiptarët e Maqedonisë me plotë të drejtë do të nisen drejt integrimeve ku do të jenë shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës! Kur e kanë nënvizuar këtë të vërtetë absolute ndërkombëtarët me qëllim që të deinkurajohet politika izoluese dhe shoveniste e Gruevskit! Çka do të thotë, nëse jo përkëdhelje e arrogancës së Qeverisë së Maqedonisë, fakti që akoma pa dalë rezultatet e ekspertizës disa ndërkombëtarë përshëndetën aksionin policor kriminal të ndërmarrë në Radushë! Pse po këta ndërkombëtarë nuk përshëndesin dhe nuk vihen në krah të shumë organizatava shqiptare joqeveritare që kërkojnë një ekspertizë të pavarur dhe ndërkombëtar të Rastit të Radushës.
Çka do të thotë, nëse jo përkëdhelje dhe përkrahje e arrogancës qeveritare, fakti që opozita shqiptare, ajo opozitë e cila për më të madhin kiamet nuk heq dorë nga kontekstet kombëtare shqiptare, mbahet e izoluar dhe nuk lejohet që të dëgjohet edhe zëri tjetër, ai zë që hedh dritë mbi disa fakte dhe faktorë destabilizues të vendit. A nuk është përkëdhelje e arrogancës së qeverisë si dhe e servilizmit dhe inferioritetit të BDI-së “kërkesa ndërkombëtare” që shqiptarët të mësojnë maqedonishten që nga klasa e parë! Po shqipja a nuk është gjuhë zyrtare, a?
Tash gjashtë vjet ka kaluar afati i implementimit të tërësishëm si dhe i zbatimin në praktikë të një marrëveshje politike të cilën e kërkon dhe e garanton faktori ndërkombëtar! Ndërkombëtarët në Maqedoni në vend se ta përkëdhelin kaq shumë arrogancën qeveritare është mirë që t’ua bëjnë me dije se mbi kokë po ju pezullon një marrëveshje e re politike shumë racionale e PDSH-së. Është e patolerushme që të lutet kaq shumë Gruevski, është e patolerueshme që të defokusohet vëmendja nga çështjet shqiptare duke e lutur Gruevskin që ta gjejë shtegun që e shpie drejt BE-së dhe NATO-s.
Ishte e patolerueshme arroganca e kësaj qeverie e cila përkundër një fushate të pashoqe me muaj shprehu një “heshtje enciklopedike” kundër Enciklopedisë maqedonase, e cila, duke i shtrembëruar tërësisht faktet për popullin autokton shqiptar, duke i paraqitur disa ndërkombëtarë e shtete perëndimore si përkrahës dhe stërvitës të “terrorizmit shqiptar”, sot po promovohet madje edhe në institucionet me relevancë në Rusi.
E vërteta e tretë.
Në konferencën e fundit për shtyp, para gazetarëve Kryetari i PDSH-së z. Menduh Thaçi u shpreh: “Tanimë të gjitha kanë kuptuar se konfliktin që e ndezi Ali Ahmeti dhe instalimi i tij në skenën politike shqiptare kishte një qëllim banal: xjerrjen jashtë loje të PDSH-së, kontestimin e politikës kombëtare të shqiptarëve, anulimin e kërkesave të shqiptarëve, uljen e nivelit të tyre dhe destrukturimin e subjektit politik shqiptar në përgjithësi.”
Në fakt, fushata kundër PDSH-së është e hershme dhe për target ka programin e saj kombëtar, filozofinë politike kombëtare si dhe projektin për t’i zgjidhur të gjitha kontekstet e shqiptarëve të Maqedonisë. Maqedonasit mund të durojnë qindra parti shqiptare me koncepte integruese-asimiluese dhe qytetare, por ama në asnjë mënyrë nuk ia falin vetes të kenë për oponencë një parti të fuqishme, me kapacitete të paimagjinueshme organizative, e cila obligim parësor ka çështjen kombëtare. Ndaj dhe nisën lojërat nëntokësore me etiketime nga më të ndytat e deri te dhënia pare e pozicione të gjithë atyre që do të pranonin përçarjen, fragmentarizimin dhe eliminimin e kësaj partie nga skena politike.
Ndaj dhe sot kemi shqiptarë të diskutueshëm që për këtë Parti shqiptare flasin me gojën e Fërçkovskit, me gojën e Pavle Trajanovit etj, sepse kështu mendon punëdhënësi i tyre ndaj dhe do të flasin vetëm atë që e shqipton goja maqedonase. Asnjëherë nuk “fajësojnë” z. Sali Berishën dhe politikën kombëtare shqiptare që e mbështeti dhe i dha hov atëherë PDSH-së në Maqedoni! Ndaj dhe kemi parti përçarëse të cilët, nëse ju thua publikisht se janë përçarës dhe tradhtarë, janë në gjendje të të padisin në gjyq, sepse nuk e durojnë dekodifikimin dhe zhveshjen e tyre si subjekte-vegël në duar të huaj.
Si mund të shpjegohet fenomeni: në momentin kur pushteti maqedonas nuk ia arriti që ta zhbëjë PDSH-në, nisi lojën tjetër! Dëshira patologjike sllave për të fajësuar dhe burgosur vetëm shqiptare u shpreh mbi aktivistët e PDSH-së. Mijëra vite burg vetëm për aktivistët e PDSH-së! Strategjia ishte që të frikësohen të rinjtë shqiptarë dhe të ikin nga kjo parti, ndërsa vetëm brenda këtyre dy viteve në këtë parti aderuan mbi 30 mijë anëtarë të rinj.
Po pse ky organizim kaq ortodoks dhe kaq masonerik kundër PDSH-së! Le të kujtohet këtu arritjen e PDSH-së për eliminimin e ligjit për të burgosur politikë i cili funksiononte ekskluzivisht për shqiptarët! Le ta kujtojmë këtu zgjidhjen e arsimimit të lartë shqiptar për të cilën këtu u angazhuan edhe ndërkombëtarët dhe rezultoi UEJL-i! A e kanë lexuar shqiptarët NON PAPER-in të cilin delegacioni i PDSH-së në Bruksel ia dorëzoi z. Sollanës, z. Fisherit, z. Papandreut, zonj. Ana Lind, z. Vedrinit, dokument ky që më vonë do të bëhet bazë për zgjidhjen e konteksteve shqiptare të cilat do të nënvizohen në Marrëveshjen Kornizë të Ohrit! Përdorimi zyrtar i gjuhës, i simboleve kombëtare, avansimi i arsimimit superior, avancimi i kulturës shqiptare, përfaqësimi adekuat në administratën shtetërore e shumë çështjesh të tjera kaluan “copy-paste” nga Non Paper-i në Marrëveshjen e Ohrit.
PDSH e ka hetuar fare mirë se politika shovene maqedonase është e hapur ndaj theksimit në letër të problemeve shqiptare, por, tepër e kontraktuar në zgjidhjen e tyre. Ndaj tashmë e ka projektin e ri i cili jo vetëm që përmbledh problemet reale por edhe ofron mundësira për zgjidhjen lehtësisht të të njëjtave.
Kësaj i frikohen maqedonasit, konkretisht Gruevski dhe aleatët e tij. Këta janë ata të cilët si komunistë, si leninistë, si shovinistë e si projektues dhe përkrahës të politikave antishqiptare nuk mund ta durojnë një lider shqiptar i cili nuk pranon të ngritet bashkëjetesa në dëm të shqiptarëve! Dosjen dhe projektin kundër PDSH-së dhe vetë Menduh Thaçit e nisi shumë herët ish-diplomati rus në Maqedoni (V. T.), i cili sapo u dekonspirua iku me bisht nën shalë. Por, mbrapa la projektin e tij për zbatimin e të cilit u bashkuan shërbimet sekrete serbo-maqedonase dhe pinjollët e këtyre shërbimeve si Gligorovi, Fërçkovski, Cërvenkovski, Pavle Trajanovi, Gruevski etj. A edhe Ali Ahmeti, a?!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëDjali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje
Edhe Daut Haradinaj reagon për Gjestin: Ai është një bir shqiptari
Loredana dhe Valbona nuk mund të këndellen nga ikja e Jozit prej BBVA, vazhdojnë të qajnë dhe vajtojnë teksa lexojnë letrën e tij
"Po e shkel Kosovën me këmbë", Gerta, Laerti e G Bani në debat të ashpër me Gjestin pas përjashtimit të Jozit
"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim
Katër shembuj të “mbështetjes së pafund” të Trumpit për Izraelin