Nasradini dhe ambasadorët
Kjo nuk është një anekdotë me Nasradinin real, atë të moçmin, të mirin, me të cilin jemi rritur.
Prindërit tonë nuk guxonin “me ba propagandë kundër shtetit” se i kapte neni famoz 133 i LPJ-së. Ky neni i burgoste njerëzit që guxonin të përdornin të drejtën kushtetuese të shprehjes së lirë. Prandaj, ata na e jepnin krejt ideologjinë e fisit përmes rrëfimeve dhe anekdotave. Shkurt e shqip.
Sot, edhe përkundër mediave, kryesisht të kontrolluara, dhe gjykatave “kërkah”, e kemi mundur frikën dhe arrijmë me e shprehë mendimin dhe vullnetin e lirë. Së paku prej shtetit. Por, rreziqet janë “joformale”. Joformale që të hanë kokën. Për to nuk po flasim, së paku jo sot.
Kur jemi te Nasradini, ai ka mbetur po ai, i njëjti: aktual edhe në kushtet e demokracisë. Një Nastradin pa shallvare. Tash ai ka vënë kravatë edhe bënë “lepe-pekej” nëpër kokteje e ambasada. Edhe në konferenca për media. Pret e përcjell emisarë dhe merr lëvdata publike sa herë që lëshon pe për diçka.
I pazëvendësueshëm! I kollajshëm me u marrë vesh – po thonë. Si njëri dikur.
Ju kujtohet ajo fjalia e famshme kur pat thënë: “S’mu kan dhimbsë paret e babës e po më dhimben të shtetit”?
Nejse, kjo pra është një anekdotë e këtyre ditëve. Nuk po ia vëmë emrin real Nasradinit tonë sepse as vet Nasradini nuk besohet të ketë qenë person real. Tregohen brez pas brezi të bërat dhe të pabërat e tij dhe na bënë të qeshim me lot, ose të qajmë. Sidoqoftë, ne parapëlqejmë të qeshim. Njerëz jemi! Ma mirë me qeshë se me qajtë, tingëllon si urti elementare.
Me siguri ju kujtohet slogani i famshëm nga koha e Enverit? Ne edhe Kina 200 milionë? Apo ishin 300? S’më kujtohet tani!Fundja kush mundet me i numërua kinezët.
S’ka rëndësi! Rëndësi ka identifikimi me të fortin e madje edhe kopjimi tragjikomik i tyre nga ana e udhëheqjes tonë politike. Posaçërisht figura e vasalëve të cilët e përqeshin popullin dhe civilizimin e vet para padronëve. Padronëve që edhe vet sikletohen me këtë vetëpërbaltje publike të politikanëve.
E politika jonë, gjatë historisë, i quante me përkëdheli udhëheqësit e fortë botërorë: Baba dovlet, baba Hitler, baba Stalin, Baba Bush, Daja Kol, Inxhja Hilari e Merkel, vëllai Erdogan…
Kjo ishte mendësia e një populli të vogël pa pretendime me mbërri diçka. Një populli që nuk besonte në vetveten. Filozofia e tij ishte: “Mbështetu te i forti”. Ec nëpër fërkem të tij. E tash është aktuale me u fotografua me të fortin! Mbaj konferencë për shtyp me të fortin. Ëndrra e madhe: ”Ishalla o Zot më pranon në takim në verë”. Kjo është ambicia personale e politikanit. Pastaj, veç një foto me të!
Prodho lajme fiktive. S’ka nevojë me pas shumë imagjinatë. Përkthe e përsërit. Përsëriti ato që the dje e pardje edhe disa ditë më herët. Sot me njërin ambasador, e nesër me tjetrin. Pasnesër njëjtë. Po pra! Nëse nuk mundesh me kokat e shteteve, atëherë fotografoju me ambasadorët. Ata janë përfaqësuesit e “mbretit’.
Ju kujtohet anekdota e Nasradinit me mbretin? Ajo anekdota me të sharë në vesh.
”Aman baba mbret më shajë ne vesh”, e luti ai! “Më shajë para krejt popullit tim. Le të shohin të gjithë”. Mbreti ia plotësoi këtë dëshirë. Nuk i kushtonte gjë. Një e sharë në vesh më.
Sot e asaj dite nuk dihet çfarë i ka thënë. Nuk dihet “kë ia përmendi” në vesh. Por, Nasradini nuk u shqetësua për këtë. Ai tashmë shitej si “njeri i mbretit” në katundin e vet. Dalëngadalë të gjithë po i drejtoheshin atij me lutje për mbretin. “Veç ai mundet”, thoshin bashkëfshatarët e tij.
U rrit kështu miti për “njeriun e mbretit” i cili mundet krejt dhe i cili është i vetmi në zemrën e tij. Ai e qiti edhe haraçin e vet. “Unë ju kam pshtue, unë ju sundoj, unë ju mjel”! Ai dhe “njerëzit e tij”.
Tash edhe të tjerët e kanë kapur lojën. E kanë kuptuar që politika ndër ne nuk është garë kualitetesh. As garë vizionesh. Është garë kush me hi nënë çadrën e mbretit. Secili te mbreti i vet. Dikush te presidenti e dikush te sulltani. Veq budallenjtë lagen në shi kur mbreti e ka çadrën e madhe. Të gjithë shtyhen me hy ndër çadër. Duan me hëngër të gjallë njëri-tjetrin. Ata “grinden” e simpatizuesit rrahën me grushte. Me raste kërcet edhe kallashi.
Të gjithë politikanët tash po lypin me i sha mbreti në vesh. E pastaj të krenohen. E pak kush ka kurajën me i thënë mbretit se është lakuriq. Se e kanë rrejt… I kanë thënë mbretit se këso “tesha” nuk ka kërkush. Teshat e “trenta” të mbretit. E ku e di mbreti çka bëhet në lagjen tonë. E rrejnë.
Derisa mbretërit vijnë e shkojnë, e shëtisin “lakuriq” para nesh, ambasadorët u kënaqën. Nuk ka vend tjetër në botë ku ambasadorët bëjnë kaq sefa e sillen si qeveri. Madje as në Shqipëri. As në Zimbabve. Populli ankohet te ata për pushtetin. Aq shumë u ka pëlqye kjo punë sa me i lutë me shkua në ndonjë ambasadë tjetër, në ndonjë vend normal, nuk shkojnë. Atje i kapë ligji. Atje u duhet të sillen vetëm si ambasadorë. Të përfaqësojnë vetëm interesat e shtetit të tyre dhe të ndërtojnë dhe ta mbrojnë imazhin e vendit të tyre.
Këtu është ndryshe. Imazhin veç munden me e prishë. Ne i adhurojmë ata. S’kanë kurrfarë përgjegjësie dhe kanë pushtet të pakufizuar. Në vend të tyre ata janë krejtësisht anonim. Këtu janë yje mediale. Lajmet çelen me ta. Pastaj vjen… e dini.
Kur ndërrohen ambasadorët sikur me u ndërrua qeveria, atëherë ndërron edhe kahja e politikës. Se, kur ndërrohen qeveritë kjo nuk hetohet shumë. Si ata, si këta, njësoj! Kjo klasë politike, e krijuar nën patronazhin e UNMIK-ut, burokracisë më të korruptuar në botë, e ka mësuar zanatin. Tash UNMIK-u po rri anash dhe po vështron. Po bënë seri e po mëson prej kreativitetit të ish-nxënësve të vet. Po mëson prej burokracisë tonë të re. Sui generis vëlla! Ata tash janë bërë të domosdoshëm edhe me fusnotë.
E kur jemi te fusnota, dy fëmijë po ziheshin keq. Njëri e kishte sharë tjetrin. I kishte thënë: ”Ti je një fusnotë”. Tjetri, i zemëruar keq, po e rrihte me shkelma. Fëmijë hesapi. Nuk e kuptojnë që fusnota është veç një shprehje e zakonshme akademike, e cila kur përdoret në politikë e ka kuptimin e fjalës së ndytë.
Përndryshe, zonja Eshton e quajti fusnotën”një të arritur gati historike”.
A po e shihni? Ne me kompromiset tona po e shkruajmë historinë më të re të BE.
Edhe ashtu institucionet evropiane janë ende një formë pa përmbajtje, pa fuqi. Sikur OKB! Veç në Kosovë i marrim seriozisht dhe kanë fuqi. Përndryshe, kjo ishte një nderë, që zonja Eshton po ia bënte z. Tadiq, për t’i fituar zgjedhjet. Zgjedhjet serbe që pritet të ofrojnë një zgjidhje evropiane ? E ata ende e këndojnë këngën ”ne dhe Rusia 200 milionë”!
Populli si populli! E lexon këtë kolumne e vet me vete thotë: ”Mirë e ki valla, por t’e kqyrim çka po bëhet”. Ndoshta bëhet mirë. Shyqyr që jemi rreshtuar mirë…!
Mirë ka me u bë! Shyqyr ky po shkon! Ka me na ardhë një ambasadore e mirë, ndërron edhe politika. E fusnota na ka mbet në derë, sikur Rezoluta!
Hajt se ma keq nuk bëhet, më tha një plak, i cili më tregoi anekdotën për Nasradinin, dhe iku duke u mbajtur për shkopin e tij…
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNesër bëhet varrimi i tre fëmijve që humbën jetën nga shembja e objektit në Jabllanicë të Gjakovës
“Diellza imagjinare”, Bledi Mane ironizon me Gjestin: Është një fantazist i fortë, dashuron vetëm veten dhe famën
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë
Mesazhi brutal që Ruben Amorim i dha Rashfordit para se të transferohet tek Aston Villa
Milani arriti marrëveshje me skuadrën italiane për shitjen e Theo Hernandez, por francezi refuzoi këtë lëvizje
Sonte në Big Brother martohen Jozi dhe Loredana, por nuk ftojnë në dasmë Rozanën dhe Laertin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos