LAJMI I FUNDIT:

NASA publikon pamjet: Diellin nuk e keni parë asnjëherë kështu (Video)

NASA publikon pamjet: Diellin nuk e keni parë asnjëherë kështu (Video)

NASA ka publikuar një video që tregon Diellin në detajet më të imëta. Pamjet janë kapur në kuadër të projektit “Thermonuclear art” nga Observatori i Dinamikës Diellore.

Për realizimin e kësaj videoje, Dielli është fotografuar një herë në 12 sekonda në 10 gjatësi të ndryshme vale të dritës ultraviolet.

Çdo gjatësi vale lidhet me një ngjyrë të caktuar, çka ka sjellë edhe imazhet e ndryshme të Diellit në video.

Ekipi që realizoi videon thotë se pamjet tregojnë zjarrin bërthamor të yllit që i jep jetë planetit tonë, duke na ofruar një këndvështrim të ri mbi lidhjet e Tokës me forcat e mëdha të sistemit diellor.


Videoja zgjat 30 minuta, por më poshtë kemi vendosur një version të shkurtuar.

Specialistët e NASA-s thonë se ekipit i janë dashur 10 orë punë për çdo minutë të videos.