Nuk ka pikë dyshimi më! Shpendi, kryetari i porsazgjedhur i kryeqytetit, është muxhahedin! Nuk ka mjekër të gjatë as pantallonat treçerek. Madje, as nuk shkon në xhami për të kryer ritet fetare. Edhe birrë pi, edhe “Filikaqës” i bie. Madje, nganjëherë provon edhe të këndojë karaoke , thonë mediat! Këto gjithsesi e bëjnë atë një muxhahedin jotipik. Por…!
Donë me e sha dikë politikisht? Quaje muxhahedin, komunist, kriminel lufte, se këto janë sharjet në trend!! Te ne, politika pa sharje nuk ecën! Fillimisht, ngrihen dyshimet!
Tash, kush donë me pa, ka edhe argumente sa të duash! Këtu do të sjellim argumentet që po sillen në rrjetet sociale! Argumenti kryesorë i cili në tërësi e vërteton fajin është fakti se menjëherë pas publikimit të rezultateve të balotazhit, e përgëzoi vetë hoxha i Xhamisë së Madhe në kryeqytet! Ai është i popullarizuar në xhematin e tij edhe në rrjetet sociale.
"Allahu ia ka dhënë Shpendit pozitën", deklaroi hoxha. Se, "Allahu është ai që i jep kujtdo pushtet dhe kujtdo ia merr”. Natyrisht, ai nuk e mohon faktin, se krejt kjo ka kaluar nëpërmes një procesi formal të votimit, të mbikëqyrur nga bashkësia ndërkombëtare dhe shumë e shumë vëzhgues! Hoxha edhe Shpendi, me gjasë kanë dallime rreth sovranit në politikë! Kësaj radhe, sipas hoxhës, edhe Qielli ishte drejtpërdrejtë i interesuar për rezultatet e zgjedhjeve, sidomos në Prishtinë!
Natyrisht, pas kësaj deklarate dashamirëse, kundërshtarët e njërit dhe të tjetrit kanë filluar të thurin teoritë konspirative. Tash edhe hapësirë ka, thonë ata!
"Kam respekt ndaj Shpendit", është deklaruar me sinqeritet hoxha! Por, edhe Shpendi është përgjigjur po aq miqësisht! Respekt andej e respekt këndej, çka po kërkoni më tepër! A nuk po e shihni qysh është puna? Kaq u duhet atyre që kombinojnë! Interneti vlon!
Ky natyrisht është një konspiracion i rrezikshëm global. Se te ne çdo gjë është globale! Edhe “Ura e Ibrit”, edhe “Shatërvani” në Prizren! Janë lidhur nyje civilizimet në lagjen tonë!
Nja dy orë të mira, në “YouTube”, dëgjova ligjëratat e disa hoxhallarëve më të famshëm ndër ne, përfshirë më të famshmin nga Xhamia e Madhe! Për dallim prej një “dersi” të zakonshëm në xhami, kur shfleton rreth kësaj teme në “YouTube”, para teje hapet një botë me plotë dilema, përplot diversitet! Qytetarët kureshtarë pyesin e hoxhallarët, ose dijetarët përgjigjen! Herë duke cituar librin e shenjtë, e herë duke shprehur pikëpamjet e veta. Aty ku interpreton librin e shenjtë është hoxhë, e aty ku përgjigjet për politikë është… prapë hoxhë! E pse mos me u marrë me politikë, po thoshte në një vend, hoxha i Xhamisë së Madhe!
Nuk e kanë lehtë! Shkenca për shumë çështje ka mbetur pa përgjigje! Apo thënë më mirë, ka ecur aq shumë përpara sa filozofia nuk po e ndjek dot! “Pse” ? Kjo (pikë)pyetje i mundon njerëzit kur e qelin ditën apo kur e ngrysin! Përse gjithë kjo? Qytetarët, të lodhur me të vërteta të mëdha, të cilat në emër të humanizmit morën miliona jetra dhe shkaktuan vuajtje të mëdha, po e rigjejnë kënaqësinë e dilemave të vogla!
“Hoxhë, a është rakia haram”, po e pyeste një shikues! Çfarë do të duhej të përgjigjej hoxha në një pyetje të cilës ia dinë përgjigjen edhe shikuesin që pyeste? Natyrisht, hoxha thotë, jo! Por, edhe shumë nga ata që të premten shkojnë në “xhuma”, e të shtunën e qojnë nga një gotë verë me shoqëri, pavetëdijshëm presin që hoxha të përgjigjet disi më “me politikë”!
“Hoxhë, a bënë me rrejtë”, pyet një “politikan” dhe shpreson që hoxha të i përgjigjet se kur është për vatanin, apo për dinë, bënë edhe me rrejtë! Madje bënë me rrejt për me e shpëtua një jetë, me evitua një bela… d.m.th. bën me raste! Tash, u pa puna se me rrejt bën nganjëherë, por jo shpesh! Kur e kërkon ideali, interesi! Por… jo shpesh!
“Hoxhë, a bënë me ba ‘like’ në Facebook, a është haram”? Këtu ngec pak puna! Këtu mbetet të improvizohet! Se, natyrisht hoxha nuk përgjigjet kokë më vete, por në bazë të librit të shenjtë! Ai nuk mund të thotë se bën me e pi rakinë! Por, mundet me i mbyllë sytë kur e sheh ndonjë besimtar me ca shishe të birrës në qesen e najlonit. Askush nuk e thërret dëshmitar! Ai nuk mund të thotë se bën me rrejtë!
Dikur, një tip, po pinte ujë në krua, në pikë të ramazanit, i mbuluar me lëkurë deleje! “Kujton Zoti se jam dele”, shpresonte ai! Por, ka disa hoxhallarë të cilët, prej frikës se Zoti nuk do t’i dënojë “delet” mëkatare, marrin në dorë kompetencat e Krijuesit dhe gjykojnë vetë, madje edhe dënojnë! Kjo gjithsesi është herezi! Krijon tollovi në kohën kur ndër ne po rikrijohet modeli!
E, modeli tradicional i hoxhës analfabet dhe spiun të UDB-ës është bërë i papranueshëm! As modeli i Afganistanit apo Arabisë Saudite nuk gëlltitet nga shumica e qytetarëve. Modeli turk po ndërlidhet me (ri)pushtimin osman! Model modern, urban, të pranuar për shumicën ende nuk ka…!
Kështu, pyetje pas pyetjeje dhe llafi rrëshqet në politikë! “Hoxhë a bënë me votue për të ‘pafetë’, d.m.th. për ateistët dhe ata të besimeve të tjera”? Tash, të gjithë presim që hoxha të përgjigjet “me politikë. Kjo d.m.th. të përgjigjet e të mos përgjigjet njëkohësisht!
Por, kështu pyeten edhe priftërinjtë, edhe shehlerët të cilët ulen në banka të para në fushata parazgjedhore. A bën të merret me politikë një mësues dhe një udhëheqës i fesë?
“Veshja ta ndërron pamjen, librat ndërrojnë mendjen”! Pak a shumë kështu tingëllonte një slogan i asaj që te ne po quhet rilindja fetare! A duhet feja të përzihet në politikë? Po politika në fe?
Pyetje të mëdha dhe përgjigjet tona ende janë të pakta! Diskutim të qetë nuk ka shumë! Ka më shumë sharje! Muxhahedin! Komunist! Tradhtar!
Derisa luftërat zhvillohen diku atje në shkretëtirë, mund të ishim edhe indiferent! Por, kur dilemat futen edhe në (krye)qytet, apo në lagjen tënde atëherë duhet t’i marrësh me kujdes! Kur dilemat futen në zemër edhe mendjen e qytetarëve, dhe votuesve, atëherë me këtë seriozisht duhet të merret edhe politika. Këtë më nuk mundesh ta injorosh dhe të e zhdukesh si problem moral apo politik, vetëm duke e shtypur një numër tjetër tek telepiloti dhe duke ndërruar kanalin tek televizori yt!
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Mezi u çova, nuk kam fuqi" - fjalët dhe momentet e fundit të Eglit në shtëpi, dukej në gjendje jo të mirë dhe pa energji

Reagimi i Gjestit kur merr vesh se Egli u tërhoq nga gara - banorët e akuzojnë se ai ishte arsyeja e largimit të saj

Egli Tako lë shtëpinë e Big Brother VIP Albania

Musk ofendoi miliarderin meksikan - ai iu hakmor me ndërprerje të kontratës miliardëshe

Një nishan si Egli e kishte thuajse të ngjashëm Xheneta, bëhet virale videoja kur Gjestit nuk i pengonte - por e puthte nishanin e Xhenetës

Plani tjetër i rrezikshëm i Serbisë për një “shtëpi të verdhë” në Shtime

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi